• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmimi i energjisë elektrike në vend, Rama: Si askund tjetër rrotull nesh, në Greqi trefish më shtrenjtë

by A R
23/01/2025 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mos se e ulët shumë korentin, ç’bëni kështu? Talleni me njerëzit. E hanë sapunin për djathë”, ka qenë kjo një ndër pyetjet që Kryeministri Rama ka zgjedhur që të ju përgjigjet në rubrikën “Sy m’Sy” në “Facebook”.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se çmimi i energjisë elektrike është ulur si askund tjetër rrotull nesh.

“Ulet çmimi i energjisë si askund tjetër rrotull nesh falë investimeve të bëra masivisht këto vite, rezultateve të arritura, por natyrisht dhe falë qasjes tonë lidhur me zotimin për t’i bërë njerëzit pjesë të suksesit të reformave dhe prapë se prapë, fjala e keqe fluturon pa të keq deri në përqeshjen e popullit që e haka sapunin për djathë”, tha Rama.

Më tej, Kryeministri bën dhe një krahasim me disa nga vendet e rajonit dhe ata në Evropë përsa i përket çmimit të energjisë.

“Unë jam i bindur se Krenari jo vetëm se nuk e di se sa më e shtrenjtë është energjia elektrike atje ku jeton ai, në Greqi, por nga mënyra si flet, duket se bën pjesë tek ata që thonë “Shqipëria është vendi më i shtrenjtë i Europës”. Krenar, shikoji pak çmimet për kw/orë në Greqi dhe në Europë për konsumatorët familjarë. Shqipëria bie në 8.5 Lekë, Greqia është thuajse 3-fish, 22 për kw/orë, Italia 33 për kw/orë, Gjermania 40 për kw/orë dhe më e ulëta nga të tëra është Hungaria që prapë është 20% më lart se ne”, shprehet Rama.

Referuar kufirit për çmimin e energjisë për ata konsumatorë që shpenzojnë më shumë se 700 kw/orë, Rama thotë se kush harxhon më shumë, do të paguajë më shumë.

“Në kategorinë deri në 700 kw/orë hyjnë mbi 1 milion konsumatorë familjarë, ndërsa mbi këtë kufi, janë më pak se 100 mijë konsumatorë, të cilët kanë shtëpi më të mëdha, kanë edhe të ardhura më të mëdha, edhe shpenzime më të mëdha të energjisë dhe prandaj do të paguajnë dhe më shumë se të tjerët. Vija jonë nuk lëviz, kush fiton më pak, paguan më pak, kush fiton më shumë, patjetër që do të fitojë më shumë”, deklaron Rama.

Në datë 8 Janar, ERE mori vendim që të gjithë konsumatorët familjarë që harxhojnë deri në 700 kilovat/orë energji në muaj, nga 1 Shkurti do të paguajnë 8.5 Lekë për kilovat/orë, që do të thotë 1 Lekë më pak sesa aktualisht. Ndërsa ata abonentë që kalojnë mbi 700 kilovat/orë në muaj, do ta paguajnë 9.5 Lekë kilovat/orin për të gjithë sasinë e energjisë së konsumuar.

Next Post
“Hyri në SPAK me PL e doli me PS”, Blushi sulmon sërish Braimllarin: Ia mbushi mendjen Dumani që të…

“Hyri në SPAK me PL e doli me PS”, Blushi sulmon sërish Braimllarin: Ia mbushi mendjen Dumani që të...

Comments 2

  1. Lili says:
    1 year ago

    Maskara Cili grek e ka pensionin 100 euro?!S’të vjen turp dhe tallesh me mjerimin migjenian të popullit shqiptar …Ti tradhtar,ti faqezi….Jep dorëheqjen dhe qërohi sa më parë.Ti je turpi i Shqipërisë,që për interesin tënt të mbretërimit tënd absolut,je në gjendje të shesësh çdo cm2 të Shqipërisë sonë të shpartalluar nga keq qeverisja jote gangsterë ..

    Reply
  2. Lili says:
    1 year ago

    Brezi im ndërtoi Hidrocentralet…që t’i i vodhe..
    Vodhe mundin dhe djersën e popullit shqiptar more faqezi dhe flet kodra pas bregut…Kush do t’a frenojë Kokrrën me emrin Eddrama?!O Zot

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

March 16, 2026
Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

March 16, 2026
Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 16, 2026
Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

March 16, 2026
Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

March 16, 2026
Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

March 16, 2026
Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

March 16, 2026
“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

March 16, 2026
“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

March 16, 2026
Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In