• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmimi i cinizmit në kurriz të Alibeajt dhe vonesat e tij?!

by Ben Andoni
11/05/2023 07:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkeled Alibeaj, e ka intensifikuar rrugëtimin e tij për fushatën elektorale në të gjithë vendin. Megjithatë, kur e dëgjon retorikën e tij: ajo flet për Berishën, flet për bashkëpunimin e këtij të fundit me Ramën, nga ku të duket se jemi në zgjedhjet qendrore dhe jo lokale. Ndërkohë që basti për këtë status quo ku është PD-ja që drejton ai, është pothuaj i humbur. Është ai dhe vetë ai, përgjegjës, paçka justifikimeve të drejta. Alibeaj ankohet me të drejtë për Fondet e pa shpërndara nga KQZ-ja, për mbarëvajtjen e pengesën që i bën në çdo moment Bashkimi për Fitore, përdorimin e Logos dhe për shumë e shumë gjëra të tjera, por për muaj të tërë nuk mundi të zbriste në terren edhe pse e shpalli vetë si sfidë. Në vend të kësaj, Partia Demokratike (legale) jo vetëm humbi në terren por nxori një fashë amorfe deputetësh, që duke qëndruar larg problematikave reale dhe me vogëlsirat patetike, ia shtoi problemet këtij formacioni, që tashmë është bjerrur pa fund. Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Saimir Koreshi, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Flamur Hoxha,  Bledion Nallbati do t’u kujtohet votimi kundër në mbledhjen e tyre, nëse jo nga ndërgjegjja e tyre, të paktën edhe tek mos mbështetja e këtij formacioni në momente të vështira. Kjo është dukja e një sherri që me gjasa do të nisë pas zgjedhjeve.

Alibeaj me staturën e vet nuk mund t’i përcillte në terren njerëzit e vet sepse ata nuk i bindeshin dhe e dyta ngaqë nuk i frymëzoi dot. Për më tepër, qenësia në parlament dhe retorika boshe aty është një luks, që nuk mund të krahasohet me “bredhjen” dhe bashkëbisedimin e vështirë me njerëzit. Mbase kjo duhej zgjidhur që në momentet e para në grupin e PD-së së Alibeajt. Dalja e Bejkos, paçka konotacioneve që i japin, megjithëse është një akt i madh është sërish shumë pak për këtë forcë, që pas 14 majit do futet me shumë gjasë në një spirale krize të re. Ishte koha që Alibeaj duhej të testonte veten por edhe të tërhiqej nëse ata që i dhanë tagër të drejtonte nuk i bindeshin. Megjithatë u vazhdua dhe duket se këto zgjedhje do të tregojnë shumë. Nuk i mohohen pengesat objektive veç atyre objektive, por një gjë kuptohet te Partia Demokratike (Legale): pak syresh e kuptojnë misionin e kësaj force ose më saktë janë pajtuar. Dyfytyrësinë e shumë prej individëve, Bejko e provoi në kurrizin e vet, fakt që do të thotë shumë për të ardhmen e këtij formacioni, të sëmurur rëndë. Jo thjesht nga mungesa e demokracisë por nga fitorja e pushtetit të cinizmit te PD-ja. Çfarë është një cinik?-bënte një pyetje retorike Oscar Wilde.” Një njeri që di çmimin e gjithçkaje dhe vlerën e asgjëje”. Kjo po ndodh me PD-në. Ndaj, retorika patetike tashmë e Alibeajt është krejt jashtë realitetit, ashtu si rreshtimi i kandidatëve të tij (për hir të mospërçarjes kundër ideve të grupit).

“Përfaqësimi ynë me 61 kandidatë do të ishte për ata njerëz që besonin me model të ri, larg berishizmit, për të rrëzuar regjimin e Ramës. Ky model i ri është të bësh ndryshe nga ç’bën Rama. I kuptoj vështirësitë. Ende s’kemi marrë fondet. E bëjnë për të na penguar, ka edhe një masë të madhe presioni e asfiksie”, theksoi Alibeaj, por më shumë të justifikojë veten. Një lider i mirë e di dhe e ndjen kohë më parë këtë realitet, kurse një pragmatist e shikon në sytë e kolegëve. Koha ia afroj të gjitha dhe ai nuk diti të zgjidhte.

Tashmë në fund, presioni është i dukshëm prej nga referimet për shitblerjet e votave, por më shumë nga të gjitha nga mentaliteti i logjikës së publikut para kutisë së votimit, që duket se nuk do të ndryshojë dot lehtë në zgjedhjet tona. Këtë moment se kapi dot Alibeaj, që e vuajti cinizmin dy herë: njëherë në kurriz dhe tjetrën herë ndaj të tjerëve, që mezi po i drejton. E megjithatë, ai, nuk duhej të vonohej. (Javanews)

Next Post
“Kokaina me banane”, MPB në RMV: Të arrestuar disa persona nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia

“Kokaina me banane”, MPB në RMV: Të arrestuar disa persona nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In