• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimi i gazit, Autoriteti i Konkurencës: Nuk rritet për konsumatorët

by A R
12/01/2017 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas aludimeve në media për rritje të çmimit të gazit të lëngshëm për konsumatorët familjarë (ndërkohë që është rritur çmimi vetëm për automjetet), ka reaguar edhe Autoriteti I Konkurencës.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, ky autoritet thekson se “ka nxjerrë në terren me urgjencë specialistët për monitorimin e tregut sipas nenit 28 të Ligjit 9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar.”

Ja deklarata e plotë e Autoritetit të Konkurencës:

“Mbi monitorimin e Tregut të Gazit të Lëngshëm për konsum familjar dhe biznesin
Autoriteti i Konkurrencës, pas shqetësimit të ngritur nga mediat elektronike dhe të
shkruara në lidhje me rritjen e çmimit të gazit të lëngshëm në treg, i cili në ndryshimet e fundit ligjore për paketën fiskale, ka prekur vetëm përdorimin e gazit të lëngshëm për
automjetet, dhe jo përdorimin e tij për nevoja të konsumatorit (rritja e akcizës për këtë
kategori është 0 lekë), ka nxjerrë në terren me urgjencë specialistët për monitorimin e
tregut sipas nenit 28 të Ligjit 9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i
ndryshuar.

Autoriteti i Konkurrencës do të vlerësojë kushtet e tregut për të parë nëse ka shenja të
ndonjë marrëveshje të ndaluar (kartel) apo abuzim me pozitën dominuese, e cila mund
të sjellë pengimin, kufizimin apo shtrembërimin e konkurrencës nëpërmjet vendosjes në
mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të çmimit të blerjes apo të shitjes, ose të
ndonjë kushti tjetër tregtimi, i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejte tek konsumatori.
Tregu përkatës nën monitorim do të jetë tregu i importit dhe tregtimit me shumicë dhe
pakicë të gazit të lëngshëm për konsum familjar, dhe për bizneset të cilat e përdorin si
lëndë djegëse në ofrimin e prodhimit dhe shërbimeve të tyre kundrejt konsumatorit.
Pas monitorimit dhe vlerësimit të situatës nëse ka shenja të kufizimit të konkurrencës
Autoriteti do të procedojë menjëherë me marrjen e masave konkrete, ndaj subjekteve të
tregtimit me shumicë ose pakicë për kthimin e tregut në kushtet e konkurrencës.”, shkruhet në njoftimin për mediat të shpërndarë nga Autoriteti i Konkurencës.

java / d.b

Next Post
FOTOT/ Zhvishet ylli i “Big Brother”, mahnituni me trupin e saj

FOTOT/ Zhvishet ylli i "Big Brother", mahnituni me trupin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com