Çmimi i biletës për transportin urban në kryeqytet ka përplasur sërish Shoqatën e Transportit me Bashkinë e Tiranës, ku pas diskutimeve nuk ka patur asnjë dakortësim. Ajo që është e sigurt, ashti siç tha dhe nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku, është që çmimi i biletës nuk do të rritet. Kundër mendojnë drejtuesit e shoqatës së transportit, të cilët pas diskutimeve me bashkinë thanë se rritja e cmimit të biletës është e vetmja mënyrë që ata të mund të mbajnë biznesin në këmbë
“Sigurisht që situata ështrë e rëndë dhe kjo duket qartë, por kryetari i bashkisë bëri të qartë, bileta 70 lekë nuk është një cështje që mund të diskutohet. Ne do të shohim mënyra alternative dhe për të siguruar një zgjidhje dhe vijimin e punës në transportin publik. Nuk është se ka të bëjë me një kërcënim të tyrin, por më shumë me anën e tyre financiare.”- tha Mazniku
Shumë drejtues të kësaj shoqate u shprehën se situata e tyre financiare është pranë kolapsit, dhe se çmimi i biletës së urbanit në Tiranë e vend, është dhe më i ulëti në Europë. Ata u shprehën njëzëri se nëse nuk arrihet një marëveshje për rritjen e çmimit të biletës, atëherë në Janar ata do të lënë kryeqytetin pa transport, jo në shenjë proteste, por për faktin se nuk mund të drejtojnë më biznesin për shkak se është drejt falimentimit.
“Duhet të kuptoni dicka, jemi firma provate, jemi 7 kompani që mabjmë shërbimin e transportit në kushte jashtëzakonisht të vështira. Ju e dini që është cmimi më i ulët në botë. Mos harroni që ne jemi privatë, të kishte lekë bashkia e kishte bërë vetë transportin…
Kemi 1500 punëtorë, duhet të na mirëkuptoni. Neve kemi 4 5 muaj që nuk u japim pagat shoferëve e jo më faturinove. Kemi marrë kredira dhe për shkak se nuk kemi mundur ti paguajmë kemi kërkuar ndihmën e bankës së shqipërisë, për të ristruktuar kredinë.”- tha një përfaqësues i Shoqatës së Transporteve.
“Ne jetojmë në këtë vend, dhe kryetari i bashkisë tha që nuk jam as kryetari i shkupit, as prishtinës, por ata e kanë shtetëror, ne e kemi 100% privat. Ne do vazhdojmë të bëjmë konsulta e takime, por nuk jemi në gjëndje të vazhdojmë mq. Ne në janar do e mbyllim, nuk vazhdojmë dot më kështu.”- tha njëri prej përfaqësuesve.
Nënkryetari Mazniku shtoi se së shpjeti do të ketë diskutimeve edhe me kompanitë e naftës që furnizojnë transportin ruban por po ashtu edhe me bankat në të cilat sipërmarrësit kanë marrë kredi për të mbaajtur në këmbë dhe me kushtet e nevojshme infrastrukturën apo flotën e autobuzëve. Mazniku theksoi se diskutimet do të vijojnë në ditët e ardhshme dhe se po shihet mundësia e aplikimit sa më të shpejtë edhe të biletës elektronike.