• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmimi i Bibliofilisë Lumo Skëndo/ Kumbaro:  Botime të vyera që nderojnë çdo bibliotekë

by A R
21/11/2016 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Botime shembullore që nderojnë çdo bibliotekë”- kështu e ka cilësuar ministrja Kumbaro vlerësimin me Çmimin Kombëtar të Bibliofilisë  Lumo Skëndo 2015 dhe 2016,  për botimin bibliografik “Libri Antikuar për Shqipërinë në Bibliotekën Françeskane” dhe botimin e  koleksionit të revistës “Albania” të Faik Konicës.

Çmimet e shpallura nga Biblioteka Kombëtare, u ndanë mbrëmjen e hapjes së ekspozitës ““Identiteti kombëtar dhe diaspora”.

Duke vlerësuar përpjekjet e shtëpive botuese për një përkujdesje më të madhe estetike ndaj librit si dhe për të nxitur më tej botimet shqiptare dhe publikun shqiptar drejt bibliofilisë, Biblioteka Kombëtare, mbasi shqyrtoi përmes Jurisë së Çmimit të Bibliofilisë botimet e viteve 2015 dhe 2016, vlerësoi me:

Çmimin Kombëtar të Bibliofilisë – Lumo Skëndo 2015, “Botimet Françeskane” për botimin bibliografik “Libri Antikuar për Shqipërinë në Bibliotekën Françeskane” të autorit At Vitor Demaj, OFM dhe autores Siva Kodheli, si një harmonizim vlerash të çmuara informuese, shkencore e bibliofilike duke pasuruar estetikisht kolonën e Botimeve Françeskane në prag të 100-vjetorit të themelimit.

Çmimin Kombëtar të Bibliofilisë – Lumo Skëndo 2016, “Botimet KULT” për koleksionin e revistës së mirënjohur “Albania” të Faik Konicës,  si një botim anastatik bibliofilik par excellance, duke pasuruar bibliotekat tona me një nga monumentet më të çmuara të kulturës kombëtare, në përmbyllje të vitit kulturor “Faik Konica” të shpallur nga Federate Panshqiptare “Vatra”.

Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë “Lumo Skëndo” nga viti 2013 i është besuar Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. i akorduar për herë të parë në vitin 2006, është çmimi i vetëm që nxit dhe mbështet cilësinë estetike të botimeve shqiptare. Ky çmim i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike dhe intelektuale, nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe politikës shqiptare Lumo Skëndo (Mit’hat Frashëri), veçanërisht si themelues i bibliofilisë shqiptare./a.m.

Next Post
Ekzekutimi i Nelgert Patës në Fier nga 2 vrasës me pagesë

Ekzekutimi i Nelgert Patës në Fier nga 2 vrasës me pagesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In