• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimet rëndojnë familjet shqiptare! Mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

by A. Q
22/08/2026 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kostoja e jetesës po rëndon gjithnjë e më shumë mbi buxhetet e familjeve shqiptare.

Për të njëjtat produkte të shportës, qytetarët duhet të paguajnë më shumë se dy vite më parë.

Për pasojë, për të paguar ushqimet dhe shërbimet, qytetarët po marrin më tepër para nga xhepi i tyre.

Rritja më e fortë te produktet ushqimore vihet re te mishi. Një kg mish viçi apo bagëtie të imët kushton TAB1 30% më tepër.

Sipas shitësit të mishit, Artanit, kjo ndodh për shkak të mungesës së mishit të vendit. Ai thotë se mishit të vendit ia ka zënë vendin mishi nga Bullgaria.

E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për bulmetin, ku çmimi i produkteve të bulmetit, për dy vite, ka ndryshuar me TAB2 30-35% më tepër, në varësi të llojit të djathit e gjalpit që do të marrësh. Por ky produkt në supermarket kushton edhe më tepër, për shkak të kostove të rritura që ka pasur industria për etiketimin dhe transportin.

“Çmimi i produkteve me origjinë shtazore është rritur. Dikur djathi ishte 900 lekë, ndërsa sot 1100-1200 lekë. Ndërsa gjalpi kushton edhe më shumë, 1200-1400 lekë. Po, edhe mishi është rritur. Ai i viçit është shtrenjtuar, pasi e kam shumë të vështirë ta gjej. Ka vajtur 1200 lekë për kg. Por filetoja ka pësuar rritje të mëdha, sepse nuk ka”, tha Artan Hariza, shitës, për TCH.

Ndryshime janë vënë re edhe për produktet e frutave dhe perimeve. Një zë të rëndësishëm të shpenzimeve ditore përbëjnë blerjet e prodhimeve të freskëta. TAB3 Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT-i në 2026, perimet u rritën me 3,8%, ndërsa frutat pësuan një ulje prej 2,8%.

Perimet u shtrenjtuan për shkak të naftës më të kushtueshme dhe përmbytjeve që ndodhën në zonat ku zhvillohet bujqësia intensive gjatë muajve nëntor-janar.

Rritja e çmimit të naftës në tregjet botërore ka dhënë efekt edhe te shqiptarët. Shqiptarët paguajnë më tepër për të udhëtuar. TAB4 Nëse shohim rritjen e transportit në linjat interurbane, ai është shtrenjtuar me 60%.

Nëse bëjmë një krahasim me këto vite, për të shkuar nga Tirana në Korçë, dikur qytetarët e merrnin biletën për 500 lekë, ndërsa sot 800 lekë.

Ndërsa udhëtimi për në Shkodër, që kushtonte 300 lekë, sot ka vajtur 500 lekë. Por udhëtimi për në qytetin e Gurtë, Gjirokastër, ka shkuar nga 700 në 1000 lekë.

Next Post
Shpërthim me eksploziv në Laknas, objektiv një makinë! Pronari dëgjoi zhurmën dhe…

Shpërthim me eksploziv në Laknas, objektiv një makinë! Pronari dëgjoi zhurmën dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

October 7, 2026
Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

October 7, 2026
Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

October 7, 2026
Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

October 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Buxheti i Shtetit 10 miliardë euro: ç’fitojmë?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com