• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimet në zonën e Bllokut shkojnë në stratosferë

by Aalison Pearse Stevens
26/09/2016 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i kalimit si biznes i madh të shumë njësive në Bllok në Tiranë pak muaj më parë po jep tashmë efekt në shtrenjtimin e produkteve që ata tregtojnë, teksa dhe taksat që ata paguajnë janë shumëfishuar. Çmimet në një “fast food” në zonën e Bllokut janë rritur me 10-20% gjatë tre muajve të fundit. “U detyruam të rrisnim çmimet, përndryshe do të na duhej të shkurtonim personelin, apo edhe më keq, të falimentonim”, thotë ekonomisti i tij. Ai shpjegon se me kalimin në biznes të madh, taksat që ata paguanin u shumëfishuan automatikisht. “Nga 30 mijë lekë në muaj që paguanim më parë, tashmë paguajmë 160 mijë lekë në muaj”, thotë ekonomisti, duke shtuar që tashmë ata janë të detyruar të paguajnë dhe më shumë tatim qiraje, që ua mban shtesë qiradhënësi (pavarësisht se i takon këtij të fundit të paguajë tatimin mbi qiranë). Edhe taksa e hapësirës jashtë ku ata kanë disa tavolina u dhtetëfishua nga bashkia, nga 1500 lekë në muaj paguajnë 15 mijë lekë në muaj. Shtimi i taksave i ka detyruar ata të rrisin çmimin me të paktën 20 lekë për çdo produkt që tregtojnë. Në tre muajt e parë u vu re një rënie e ndjeshme e numrit të klientëve, por tashmë ata janë rikthyer sërish, pasi panë që e gjithë zona reagoi njëlloj, thonë drejtuesit e biznesit.

Biznese të tjera që tregtojnë produkte ushqimore, që operojnë me marzhe të ulëta fitimi, pohojnë se dhe ata kanë filluar të rrisin çmimet me rreth 10-20%, ndërsa dyqane të tregtimit të veshjeve pohojnë se ata nuk mund të reflektojnë rritjen e çmimeve sepse konkurrenca është shtuar ndjeshëm dhe kanë frikë mos e humbin dhe atë klientelë që u ka mbetur, ndaj kanë preferuar të heqin dorë nga fitimet. Dyqanet e veshjeve përgjithësisht kanë marzhe më të larta fitimi (çmimi që vendosin në raport me koston e blerjes së produktit) për vetë natyrën e këtij aktiviteti dhe mund të përballojnë një mosrritje çmimesh.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit është rritur muajt e fundit, pasi në janar-shkurt ai ishte afër zeros. Në gusht inflacioni arriti në 2%, ku efektin më të madh e kishin çmimet e ushqimeve. Sipas INSTAT, rritja vjetore në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,70 pikë përqindje. Ndërsa, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Në maj të këtij viti, drejtoria e Përgjithshme Tatimeve nisi përfshirjen në TVSH të bizneseve në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, pavarësisht se ata ushtrojnë aktivitet në tregtinë më pakicë dhe deri më tani janë trajtuar si të vogla. “Referuar shkresës datë 5 maj 2016 të Drejtorisë së Vlerësimit te të ardhurave tatimore dhe Kontabilitetit si dhe në zbatim të ligjit për TVSH ju njoftojmë se nga periudha tatimore maj 2016 jeni të regjistruar në librat e shitjes dhe blerjes si dhe në formularin e TVSH-së në afatet e përcaktuara më legjislacion”, thuhej në shkresën që iu drejtua pothuajse gjithë bizneseve në Bllok, që ngjalli zemërim tek shumë prej tyre, që ankoheshin se ata realisht nuk e kalonin një xhiro prej 8 milionë lekë në vit, dhe për më tepër vitet e fundit shitjet u kanë rënë ndjeshëm si rrjedhojë e krizës dhe shtimit të konkurrencës, duke i çuar ata në kufijtë e mbijetesës.

Si rriten automatikisht taksat nga kalimi në biznes të madh

Subjektet me xhiro nga 0-8 milionë lekë janë biznese të vogla me dy kategorizime. Subjektet me xhiro nga 0-5 milionë lekë nuk paguajnë TVSH, ndërsa dhe taksa e biznesit të vogël prej disa muajsh është bërë zero. Ndërsa subjektet nga 5-8 milionë lekë janë të përfshirë në TVSH dhe paguajnë tatim fitimi të thjeshtuar prej 5%.

Çdo kalim në një kategori më lart do të rriste ndjeshëm barrën fiskale për subjektet përkatëse: biznesi deri në 5 milionë lekë do të bëhej subjekt i TVSH-së (çka do të duhej ta reflektonte në çmimet e produkteve e shërbimeve) dhe do paguajë 5% tatim fitimi. Ndërsa biznesi nga 5-8 milionë lekë, nëse kalon te i madhi do të bëhej automatikisht subjekt i tatim fitimit prej 15%. Përveç taksave të shtuara, në momentin e kalimit si biznes i madh, subjektet duhet të paguajnë më shumë edhe për mbajtjen e kontabilitetit. Monitor

 

ma.me

Next Post
Rriten sërish kreditë e këqija, shqetësohet BSH

Rriten sërish kreditë e këqija, shqetësohet BSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

January 20, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

Ndërprerja e energjisë, reagon QSUT: U aktivizuan gjeneratorët, jeta e pacientëve e pacenuar

January 20, 2026
Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

January 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Emigrantët në SHBA përballë një debati të ri

January 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

January 20, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, vdes pasagjeri 25-vjeçar në Laç

January 20, 2026
“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In