• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çmimet janë shumë të mira”/ Jehona në mediat prestigjioze ndërkombëtare për Ksamilin sjell turistë në Shqipëri: U ndikuam nga interneti për ta vizituar

by S T
26/07/2024 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jehona në mediat më prestigjioze ndërkombëtare për bregdetin e Ksamilit, i cilësuar si “Maldivet e Europës”, duket se ka dhënë rezultate.

Të rinjtë europianë që pushojnë në Ksamil thonë se janë influencuar nga ajo që kanë parë në rrjet, dhe kanë zgjedhur ta shohin nga afër qytezën e tre ishujve.

“E pamë Shqipërinë shumë të reklamuar në internet, shumë njerëz po e rekomandonin dhe kështu që erdhëm ta shohim edhe ne”, është shprehur një turiste per abcnews.

Një tjetër turist ka vlerësuar bukuritë dhe mikpritjen në Shqipëri.

“Shqipërinë e gjetëm në reklamat e shumta në rrjetet sociale, kështu që u bëmë një grup miqsh dhe u nisëm. Morëm 2 makina në Tiranë dhe erdhëm në Ksamil. Më pëlqen, plazhe të mira, ushqim i mirë”, tha ai.

“”Gjëja e parë që më surprizoi kur erdha këtu janë plazhet e bukura, dhe pamja nga hoteli që është fantastike. Temperaturat janë shumë të larta, por mund t’i përballojmë”, u shpreh një turiste.

Përsa i përket çmimet, turistët kryesisht kryesisht holandezë i quajnë të lira krahasuar me vendin e tyre apo vende të tjera që kanë vizituar.

Thonë se në Ksamil konsumon ushqimi shumë të mirë dhe me çmim të arsyeshëm.

“”Sa i përket çmimeve në Holandë janë me shtrenjtë, mund të paguajmë 25 deri ne 30€ për një kokteil, ndërsa këtu mund të paguash 10 euro për një vakt të mirë.

Ndoshta për ju që jetoni këtu janë të shtrenjta, por ne na duken lirë, për shembull unë në Holandë paguaj 8 euro për parkim, ndërsa këtu për të njëjtin orar pagova 3 euro”, ka thënë një tjetër turist.

Ajo çfarë ka vlerësuar një tjetër turiste janë edhe çmimet e lira, krahasuar me shumë vende në Europë.

“Çmimet janë shumë të mira në fakt, krahasuar me shume vende të tjera në Europë. Shqipëria është nga më të lirë. Ti paguan gati 10 euro për një ushqim cilësor, që për të njëjtin diku në Europë do paguash 30 euro. Patjetër që do ta ndaj këtë eksperiencë me miqtë e mi dhe ata do të vijnë”, tha ajo.

Fundi i korrikut në Ksamil ka sjell të rinj nga vende të ndryshme të Europës, kryesisht nga Holanda, Belgjika dhe Spanja.

Next Post
Frikë në Francë në prag të Lojërave Olimpike, ngrihet alarmi në Qendrën për Median në Paris, policia “blindon” zonën

Frikë në Francë në prag të Lojërave Olimpike, ngrihet alarmi në Qendrën për Median në Paris, policia "blindon" zonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In