• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimet e ulura të tregjeve të huaja godasin eksportet shqiptare

by Aalison Pearse Stevens
03/03/2016 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksportet shqiptare duket se do te prekin pikën më të dobët të dekadës këtë vit. Pas një rritje dyshifrore të peshës së tyre në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto shkëlqimi i “Made in Albania” do të venitet në vitet në vijim.

Sipas përllogaritjeve dhe parashikimeve të Fondit Monetar të publikuara së fundmi, eksportet në vitet në vijim deri më 2019 nuk do të kalojnë 9 % të PBB. Pika më dobët e tyre do të jetë pikërisht ky vit ku hyrjet valutore nga eksportet të mos jenë më shumë se 7.5 për qind e PBB, niveli më i ulët në parashikimet e dekadës.

Sipas të vlerësimeve të Fondit eksportet shqiptare e arritën kulmin në vitin 2013 duke siguruar të ardhura në mbi 18 për qind të PBB, më pas në vitin 2012 të ardhurat nga eksportet shënuan 9.4 për qind të PBB dhe vitin që shkoi vetëm 8 për qind.
Ulja ne vlerë e eksporteve po ndikohet nga çmimet më të ulta që po ofron tregu ndërkombëtar, kryesisht për mineralet.
Dobësitë e parashikuara për këtë vit janë vënë re qysh në muajin janar, ku iNSTAT raportoi ulje vjetore të eksporteve prej 7,8 %. Mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike pësuan rënie me 9 % në janar 2016, materialet e ndërtimit me -6,4 % dhe makineritë dhe pajisjet pas një rritje të vrullshme dyshifrore ne gjysmën e parë të vitit që shkoi shënuan rënie me -1,3 pikë përqindje në janar.

Sipas vlerësimit të Fondit Monetar ndërkombëtar eksportet shqiptare do të ndikohen negativisht për 2016-2017 nga zhvillimet jo të favorshme në tregjet e jashtme. Ndërsa importet janë projektuar të mbeten të larta për shkak të nevojës për makineri dhe logjistike që do të ketë zbatimi i dy projekteve të mëdha (të tilla si Gazsjellësi Trans Adriatik dhe hidrocentralet ne Devoll nga Statkraft).

Llogaria korente do të vazhdojë të financohet kryesisht nga investimet e huaja direkte.

Monitor

Next Post

Fëmijët e mitur, si t'i ushqejmë shëndetshëm deri në moshën 5 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In