• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çmimet e përvitshme, shpallen 12 shqiptaret e vitit në Greqi

by Java News
30/12/2015 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elena Kataro

Jo larg ditës ndërkombëtare të emigrantit, Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi organizoi në Hotel Titania në Athinë eventin “Femra e vitit në Greqi 2015”, kushtuar femrës shqiptare në emigracion. Ky aktivitet, i pari i kësaj natyre në historine 25 vjecare të emigracionit shqiptar në shtetin fqinj, nxori në pah vlerat e femrës shqiptare në 12 fusha të ndryshme. Ishte një aktivitet në nder të figurës së nënës, gruas, motrës, femrës emigrante. Edhe pse janë të shumta femrat që kanë kontriubuuar në komunitet, komisioni vlerësues përzgjodhi 12 prej tyre, që kanë dalluar për talentin, forcën e vlerat e tyre në fusha dhe aspekte të ndryshme. Ky numër ka simbolikën e vet pasi do të bëhet një kalendar me të 12 femrat e përzjedhura.

“Femrat e vitit në Greqi” u mirëprit nga ambasada shqiptare në Athinë dhe nderoi me pjesëmarrjen e tij ambasadori i Shqipërisë në Athinë, z. Dashnor Dervishi. Me pjesëmarrjen e tyre nderuan edhe shumë figura të larta të politikës greke, si ministri i Punëve të Brendshme të Greqisë, z. Kulubris, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Katrugalos, zyrtarë të lartë pranë kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të forcave të ndryshme politike, pjesë e parlamentit grek. Është hera e parë që politika greke është kaq pranë emigrantëve shqiptarë. Mesazhet e tyre, teksa u dorëzonin cmimet fitueseve, ishin mjaft pozitive. Ata u shprehën se duhej bërë më shumë për femrën shqiptare, e cila ka ofruar kaq shumë në shoqërinë greke, por që jo pak herë është lënë në harresë. Gjithashtu, përcollën mesazhin se janë të gatshëm të punojnë për të përforcuar marrëdhëniet midis dy shteteve.

Nga ana e tij, kryetari i Federatës, z. Etmond Guri, tha se roli i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi është që të ndihmojë për përforcimin e urës lidhëse midis dy vendeve, të ndikojë në integrimin sa më normal të emigrantëve në shoqërinë vendase, por pa harruar vendin e origjinës, atdheun e tyre. Organizatorja e kësaj mbrëmjeje gala ishte Elona Kataro, e cila tha se të gjitha femrat ishin fituese, përderisa nxirrnin në pah vlerat më të mira të tyre. Ajo theksoi se ky aktivitet ka si qëllim të kthehet në traditë, që cdo vit të vlerësohet kontributi i femrës shqiptare në emigracion. Prezantues të eventit ishin ikona e Televizionit Publik Shqiptar Silvana Brace dhe këngëtari i ri, Klevis Kapaj. Eventi u shoqërua me një program të pasur muzikor. Teksa shikoje aq shumë bukuri të mbledhur së bashku, të vinin ndërmend fjalët e shenjtores sonë Nënë Tereza: “Ne s’mund të; bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Misionarja e filantropisë

Diela Ana Preka, biznesmenia e suksesshme shkodrane, e ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1996. Ajo drejton linjën ndërkombëtare të autobuzëve “Anna Tours Interlines”, por paralelisht vazhdon misionin e saj human, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Më 8 prill 2015 krijoi fondacionin “Ana zeri i shpreses” me qender ne Shkoder, me nje personel te kualifikuar, per t’u ardhur ne ndihme femijeve ne nevoje dhe me te drejte u shpall “Femra e vitit ne Greqi” per humanizmin e saj. Por kjo zonje e nderuar shkodrane nuk e ka filluar kete vit aktivitetin e saj human. Diela Ana Preka ketu e shume vite eshte e njohur per filantropine e saj. Femer, grua, nene, nje shpirt human qe mbart vlerat njerezore me te vyera, ndjeshmërinë ndaj nevojes. Ana, eshte nje ze shprese, eshte nje nga ato femra te rralla, qe na frymëzojnë… Ndaj dhe u nderua edhe me titullin e misionares se filantropise.

Për punën e tyre të vyer e shumëvjecare në emigracion u nderuan me cmim vlerësues edhe zonjat Flutura Tafilaku, Panorea Gjoliku, Mimoza Dako dhe Vasilika Sakaj.

Femrat e vitit 2015

Diela Ana Preka – Humanistja e vitit

Enida Shuli – Femra e guximshme

Iris Hajdinaj – Femra e karrierës

Elona Gjergo – Shkrimtarja e vitit

Entela Ballaci Kondi – Mësuesja e vitit e gjuhës shqipe

Kristiana Veliu – Aktivistja e vitit

Ana Hasalla – Nëna model për forcën dhe kurajën

Gjenovefa Redhi – Aktorja e vitit

Teuta Zhapa – Këngëtarja e vitit

Tepi Tanka Preci – Femra duarartë

Armena Johanexhian – Sportistja e vitit

Borana Xhuli – Studentja e vitit

TEMA

Next Post

Ishte e varur ndaj Metanfetaminës... pas 90 ditësh pa e përdorur, ja sesi duket vajza (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com