Çmimet e naftës kanë rënë të hënën në nivelin më të ulët që prej shtatë vitesh në Nju-Jork, për shkak të mosreagimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe nga mbingopja e tregjeve. Çmimi i naftës në “New York Mercantile Exchange” (Nymex) arriti në 38,63 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që prej vitit 2009. Ndërsa në Londër, në bursën “Brent”, referencë evropiane për çmimin e naftës, çmimi për fuçi arriti në 40,69 dollarë.
Besnik ndaj pozicionit të marrë një vit më parë, OPEC-u jo vetëm që të premten në Vjenë vendosi të mos ndryshojë nivelin e prodhimit, por, fakt i pazakontë, nuk dha as shifra të sakta sesa do të qëndronte prodhimi i naftës, që, me sa duket, do të vazhdojë të jetë rreth 30 milionë fuçi naftë në ditë.