• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimet e frikshme të apartamenteve në Tiranë…. deri në 3000 euro/m2

by Java News
23/01/2017 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Me rritjen e pritshme me rreth 100-120 euro përmetër katror, çmimet e apartamenteve në qendër të kryeqytetit shqiptar pritet të bëhen ndër më të shtrenjtat në rajon, së bashku me Beogradin dhe Podgoricën.

Aktualisht çmimet e apartamenteve brenda unazës në Tiranë variojnë nga 1200-2000 euro për metër katror, por ka dhe disa zona që janë shtrenjtuar ndjeshëm. Arben Dervishi, sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve thotë se edhe aktualisht në zonën e televizionit shqiptar, çmimi i apartamenteve ka arritur në 3,000 euro për metër katror. Kjo pjesë e Tiranës është e preferuar, pasi është në qendër dhe nuk është e mbipopulluar nga ndërtimet, duke u bërë një zonë më elitare.

Kërkesa për shtëpi në qendër sipas tij është gjithnjë e lartë, ndaj qendrës nuk pritet t’i bjerë ndonjëherë vlera dhe me shtimin e pritshëm të ndërtesave të larta me planin e ri rregullues.

Ndërtuesit kanë paralajmëruar një rritje të çmimeve me 50-120 euro për metër katror si rrjedhojë e dyfishimit të taksës së ndërtimit në infrastrukturë (nga 4% e kostos në 8% të çmimit të shitjes).

Aktualisht nivelin më të lartë të çmimeve në rajon për qendrën e ka Beogradi, me mesatarisht 2000 euro për metër katror, por për hyrjet luksoze arrin edhe në 4000 euro, sipas  Eurobank Property Services. Çmime mes 1500-2000 euro/m2 ka dhe Pogdorica.

Çmimet e apartamenteve në Tiranë po bëhen të krahasueshme me atë të Athinës, kryeqytetit grek, që si rrjedhojë e krizës në shtetin Helen ka parë rënie të vazhdueshme të vlerës së apartamenteve.

Sipas Eurobank Property Services, në Greqi, në vitin 2015 çmimet e banesave rezidenciale (duke iu referuar kryesisht apartamenteve) në nivel kombëtar kanë pësuar një rënie kumulative prej 38,2%, duke filluar nga viti 2008. Çmimi mesatar i një shtëpie në Athinë ka zbritur nga rreth 170 mijë euro në 2007-n, në më pak se 100 mijë euro në 2015-n. Sipas Numbeo, një apartament në qendër të Athinës e gjen edhe me 1500 euro për metër katror.

Në rajon, më i lirë mbetet kryeqyteti i Maqedonisë, ku çmimet po bien që prej vitit 2011, pas një rimëkëmbjeje të shkurtër në 2010-n.  Në Shkup, çmimi mesatar i banesave ra me 1.8% në 2015-n në MKD 52,916 (USD 963) për metër katror, në raport me vitin e mëparshëm, sipas institutit maqedonas të statistikave.

Në Sarajevë, çmimet mesatare të apartamenteve në qendër janë rreth 1400 euro/m2.

Periferia, më e lira në rajon

Ndryshe nga qendra, zonat në periferi të kryeqytetit shqiptar janë dukshëm më të lira se periferia e rajonit, ku një apartament kudo në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, nuk e gjen më pak se 650-800 euro për metër katror, ndërsa në rrethinat e Tiranës ka dhe apartamente me 400-450 euro për metër katror. Ndërtuesit pohojnë se shkak për këtë është infrastuktura e keqe, teksa pallatet janë ndërtuar pa plan, nuk ka hapësira (lulishte apo ambiente të përbashkëta), rrugët janë të ngushta dhe madje në disa zona ato furnizohen me ujë pusi.

Në perferinë e kryeqytetit serb, në Beogradin e ri, psh, çmimet luhaten në 1200-1700 euro për metër katror, por kjo zonë ka apartamente cilësore, rrugë të gjera dhe infrastrukturë funksionale e hapësira për banorët.

Taksat që po shtrenjtojnë apartamentet në kryeqytetin shqiptar

Objektet e reja që do të ndërtohen këtë vit do të paguajnë 8% të çmimit të shitjes së objektit. Kjo taksë deri në fund të vitit 2015 ishte 4% mbi koston e ndërtimit.

Dyfishimi nga 4 në 8%, por edhe ndryshimi i bazës së llogaritjes nga kosto në çmimin e shitjes ka rritur ndjeshëm barrën fiskale. P.sh. një ndërtues, që shet apartamente me 900 euro/m2 dhe ka kosto ndërtimi prej 500 euro/m2, më parë paguante taksë infrastrukture 20 euro/m² (500 euro/m2*0.04), ndërsa tani do të duhet të paguajë 72 eur/m2 (900 euro/m2*0.08), apo 3.6 herë më shumë.

Për shkak të bllokimit të lejeve të ndërtimit në 2016-n, kjo taksë pritet të japë efektin në 2017-n. Ndonëse kjo duhet të ketë efekt vetëm tek ndërtimet e reja, ndërtuesit paralajmërojnë se do reflektohet në gjithë tregun, ndonëse jo me të njëjtat ritme.

Ndërkohë, në 2016-n u shënua një shtrenjtim i apartamenteve në 6 mujorin e parë (1% në tremujorin e parë dhe 5% në të dytin sipas indeksit të Çmimeve të Banesave të Bankës së Shqipërisë), si reflektim i barrës së shtuar fiskale, si dyfishimi i tarifës së pastrimit apo dhe aplikimi i taksës së banesës mbi inventarët. Tani ndërtuesit paguajnë taksën e banesës për objektet e përfunduara, të cilat ende nuk janë shitur. Në Tiranë, ndërtuesit posedojnë stok për shkak të kërkesës të dobët, ndaj tatimin e kanë përfshirë në çmimet finale të banesave.

Një tjetër ndryshim fiskal ka ndikuar në rritjen e kostos së ndërtuesve vitet e fundit. Kompanitë tregojnë se ligji nr. 1129, datë 5.8.2008 “Për mënyrën e përcaktimit të vlerës së truallit, të vënë nga pronarët e tij, në dispozicion të investitorëve të ndërtimit”, nuk njeh më pjesën e kontratës së shkëmbimit me pronarin e truallit. Firmat e ndërtimit duhet që truallin ta fusin si shpenzim, ndërkohë që pjesën e shkëmbimit që i japin apartamente pronarit, duhet ta kalojnë me çmimin e shitjes, në bazë të tabelës me referencat e tregut. Kjo kalon automatikisht në të ardhur. Marzhi mes çmimit të referencës së truallit me çmimin e shitjeve të zonave është diferencë e madhe, pohojnë ata, ndaj dhe konsiderohet një nga arsyet që do të rritet çmimi për blerësin fundor. (Monitor)/a.k

tabela

Next Post
TRADITA/ Obama i le një letër në zyrë, Trump: Nuk do ta publikoj (VIDEO)

TRADITA/ Obama i le një letër në zyrë, Trump: Nuk do ta publikoj (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

December 28, 2025
Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

December 28, 2025
Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

December 28, 2025
Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

December 28, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Koha e gabuar” e Salianjit

December 28, 2025
Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com