• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimet “Bleta e Artë”, Rama: 1 miliard euro investime në tri vitet e ardhshëm

by Java News
28/12/2016 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë ndarjes së çmimeve “Bleta e Artë 2016” se tre vitet e ardhshme, në ekonomi do të injektohen 1 miliard euro investime.

Sipas kryeministrit, investimet do të fokusohen në infrastrukturën rrugore, shëndetësi dhe arsim.

“Jemi të përgatitur për të injektuar në ekonomi 1 miliard euro në tre vitet e ardhshme. Një shumë e cila sipas projeksioneve tona, mund ta nxisë rritjen ekonomike mbi 6%. Investime në infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore, në bashkëpunim me sipërmarrjen. Dua t’i nxis të gjithë që të mendojnë dhe të projektojmë mundësinë për t’u përfshirë në këtë program masiv investimesh. Synimi ynë është të nxjerrim nga bankat sa më shumë likuiditet dhe t’i vendosim në dispozicion të ekonomisë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me 13.2%, çka ka bërë që të përmirësojë 32 pozicione në raportin e përvitshëm “Doing Business”.
“Si rrjedhojë e reformave në funksion të sipërmarrjes, Shqipëria rriti pozicionin historik në raportin “Doing Business”, që prej vitit të parë të tij të publikimit në 2003. Jemi në të 53 nga 119 ekonomi, duke përmirësuar 32 pozicione. Në pozicionin e lehtësimit për pagesën e taksave, kemi përmirësuar 45 vende. Nuk është ky objektivi im përfundimtar. Ne synojmë të përmirësojmë ende më shumë fushat atë tjera. Është e mundur, dimë sesi duhet ët shkojmë drejt përmirësimit të pozicioneve të tjera dhe do t’ia dalim”, tha Rama.

Edhe punësimi ishte në fokus të fjalës së kryeministrit. Sipas tij, Shqipëria sot ka më shumë se tre vite më parë.
“Sot janë të regjistruar në librat e shtetit 183 mijë punonjës më shumë në sektorin jobujqësor, sesa ç’ishin në 2013-ën. Është një shifër dhe jo një opinion, një shifër që vlen për të gjithë ata që duan të dëgjojnë, kuptojnë, se nëse papunësia në Shqipëri është një plagë e madhe, Shqipëria sot nuk është më e papunë. Shqipëria sot ka më shumë punësim sesa 3 vjet më parë. Ju jeni dëshmitar të faktit që nëse do të merrnim një rrugëtim dhe do shihnim të dy anët e autostradës Tiranë-Durrës, nuk do të gjenim një derë të vetme ku s’ka qoftë edhe një vend të lirë pune. Ka nga një e nga dy e deri në 50-60 vende të lira pune. Kjo si reuzltat i nevojë së sipërmarrjes për krah të kualifikuar dhe si pasojë e mungesës së kualifikimit të gjatë të krahut të punës”.

Për sa i takon rritjes ekonomike, Rama tha se 2016-a pritet të mbyllet me një rritje pozitive prej 3.5%.
“Rritja me 3.3 apo 3.5% e 2016-ës, nuk është një rritje e mjaftueshme për një ekonomi si e jona. Ne kërkojmë që impulsi i rritjes të jetë vërtetë i prekshëm dhe i pranishëm në jetën e përditshme. Vetëm kush nuk do të shohë, të dëgjojë, të mos kuptojë, nuk pranon që 35.% është shumë më tepër se 0 ku ishte ekonomia tre vite më parë. Projeksioni i rritjes së mëtejshme është inkurajues në funksion të atij objekti që thash. Kemi të gjitha arsye për t’u ndjerë krenar për këtë kthesë të rëndësishme që po i japim Shqipërisë, në funksion të transformimit të brendshëm ekonomik, nga një model i mbështetur te remitancat dhe bumi i ndërtimit, te një model i mbështetur te investimet prodhuese dhe eksportet. Ne shmangëm rënien në humnerë për shkak të borxheve të akumuluara, dhe kolapsit energjetik për shkak të krizës së thellë të shpërndarjes”.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Veliaj te Ilva Tare: Tirana, ende shumë larg ambicjes sime, nuk kënaqem kurrë

Veliaj te Ilva Tare: Tirana, ende shumë larg ambicjes sime, nuk kënaqem kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com