• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmime të larta/ Buka, vaji, karburantet e bulmeti “fundosin” buxhetet e familjeve shqiptare (Grafiku)

by Java News
11/04/2022 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muaji mars solli të papritura të pakëndshme për të gjitha familjet në vend. Çmimet u rritën me shpejtësi, si rrjedhojë e kufizimeve në furnizime, që erdhën nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Si dy ndër shtetet kryesore të prodhimit të karburanteve, drithërave e vajit, lufta solli zhbalancime të shumta në ofertë, që u shoqëruan me rritje të fortë të çmimeve të shumë produkteve. Kjo tendencë vetëm sa iu shtua shtrenjtimit që kishte nisur që nga shtatori, si rrjedhojë e kërkesës më të fortë që erdhi nga rimëkëmbja e ekonomisë globale pas pandemisë dhe pasojave të zhbalancimit të kërkesë-ofertës gjatë periudhës së pandemisë.

Në mars, inflacioni, apo Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, në muajin mars arriti në 5.7%, niveli më i lartë në 20 vjet.

Rritja e çmimeve për shumë produkte ka qenë shumë më e fortë se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Të dhëna të tjera të detajuara të INSTAT, që matin ndryshimin vjetor sipas nëngrupeve, tregojnë se shtrenjtimi ka qenë shumë i lartë për disa produkte të domosdoshme.

-Shërbimet personale ndaj mjeteve të transportit: Indeksi i këtij nëngrupi u rrit me 26.7% në mars, me bazë vjetore, më e larta nga të gjitha nëngrupet. Rritja e çmimit të karburantit ka shtuar shpenzimet për të gjithë përdoruesit e makinave, por dhe për ata që kryejnë udhëtime ndërurbane përmes mjeteve publike. Një litër naftë arriti në fillim të marsit deri në 260 lekë për litër, kur në bursa u shtrenjtua deri në 130 dollarë për fuçi. Pas rënies në bursa dhe krijimit të Bordit të Transparencës nga qeveria për të kontrolluar çmimet, karburanti ka zbritur aktualisht në rreth 219 lekë për litër, por sërish mbetet rreth 20% më i lartë se në janar dhe gati 40% më shumë se marsi i një vit më parë, kur blihej mesatarisht me 154 lekë/litër.

-Vajra dhe yndyrna: Indeksi i këtij nëngrupi u rrit me 22.4% në mars. Vaji bimor u shtrenjtua ndjeshëm në mars, duke i kaluar 300-320 lekë për litër nga rreth 220 lekë më parë. Tregut botëror i mungon 80% e farës të lulediellit që prodhohet nga Ukraina dhe Rusia. Operatorët e tregut kanë paralajmëruar se problematika e vajit do të vazhdojë dhe kjo vjen për shkak të çmimeve. Sipas tyre, çmimet e vajit sot në Greqi janë 4,5 euro për litër. Kjo po ndodh në Itali, Francë, Gjermani dhe vende të tjera. Edhe sasitë e furnizimeve janë të limituara nga vendet europiane.

-Buka: Çmimet e bukës dhe drithërave u rritën mesatarisht me 15.8% në krahasim me marsin e një viti më parë. Një bukë masive tashmë kushton 120 lekë, nga 80 lekë më parë. Shtrenjtimi i çmimit të drithërave ishte faktori kryesor që rriti çmimin e bukës. Në vitin 2021, sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri u importuan 326 milionë kg drithëra, nga të cilat 36% erdhën nga Serbia dhe 46% nga Rusia. Të dhëna të tjera të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria, një nga shtetet më të varfra të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre. Shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB- që mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një vit) ishin 4.8%, në vitin 2020, më të lartat në Europë.

-Qumësht, djathë dhe Vezë: Indeksi i këtij nëngrupi u rrit me 10.3% në mars, shtrenjtimi i dytë më i lartë për ushqimet, pas bukës. Këto produkte janë shtrenjtuar vazhdimisht muajt e fundit, duke kulmuar në mars, pas rritjes së kostove të energjisë e transportit dhe të lëndës së parë nga fermerët. Rritja pritet të vazhdojë. Burimet nga tregu pohuan se, në muajt e fundit, shpenzimet e aktivitetit për njësitë e përpunimit të qumështit janë rritur me 20%, ndërkohë rritja në treg është reflektuar vetëm me 12%.

Në mars janë shtrenjtuar dhe zarzavate, përfshirë patatet me 10.5%, ndonëse këtë muaj fillon dhe del në treg prodhimi vendas. Rritja e kostove të lëndëve të para si plehrat kimike dhe plasmasi, së bashku me rritjen e taksave pas vendosjes së TVSH-së për inputet bujqësore ka bërë që fermerët të mbjellin më pak, duke ulur ofertën e brendshme.

Edhe mishi është shtrenjtuar me 7.1%, kryesisht për shkak të mungesës së tij në treg. Më shtrenjtë janë dhe pijet alkoolike (+3.8%). Në kafe dhe restorante mesatarisht duhet të paguash 4.5% më shumë se një vit më parë, teksa restorantet po fillojnë të reflektojnë shtrenjtimin e produkteve ushqimore.

Rënie të çmimeve në mars kanë shënuar vetëm këpucët e burrave, ngrohësit e kondicionerët si dhe shërbime mjekësore, paramjekësore e dentare./monitor

g.kosovari

Next Post
Udhëheqësi çeçen tregon skenarët: Si Rusia synon të marrë Kievin. Ju siguroj se…

Udhëheqësi çeçen tregon skenarët: Si Rusia synon të marrë Kievin. Ju siguroj se…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com