• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

CMG: Mungesa e zyrtarëve të disa vendeve nuk do të pakësojë magjinë e Lojërave Olimpike

by
14/12/2021 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e fundit disa vende deklaruan se nuk do të dërgojnë zyrtarë qeveritarë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. “Një qëndrim i tillë është vetëm spekulim politik, sepse pala kineze nuk u ka dërguar ftesë për pjesëmarrje. Mungesa e tyre nuk do të pakësojë aspak magjinë e Lojërave Olimpike,” komenton Grupi Mediatik i Kinës. Ndërkohë, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach paralajmëroi se politizimi i Lojërave Olimpike do të cenojë seriozisht të ardhmen e këtij mitingu të madh sportiv.

Stadium për Lojërat Olimpike Dimërore, Pekin(VCG)

Stadium për Lojërat Olimpike Dimërore, Pekin(VCG)

“Në Kartën Olimpike është shprehur qartazi parimi i asnjanësisë politike të sportit. Në moton e rishikuar olimpike është shtuar ‘së bashku’. Mirëpo disa vende po e politizojnë sportin në kundërshtim me frymën e Lojërave Olimpike. Sipas rregullave olimpike, lideri i një vendi, nëse do të jetë i pranishëm në Lojërat Olimpike, duhet të marrë ftesën nga komiteti olimpik i vendit dhe të regjistrohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Por disa vende, pa marrë ftesë, deklaruan vetë se nuk do të dërgojnë zyrtarë në Lojërat Olimpike Dimërore, çka është thjesht një shfaqje politike për të kënaqur forcat e brendshme antikineze nëpërmjet përbaltjes së Kinës,” thuhet në koment.

Në samitin e 10-të olimpik të hapur më 11 dhjetor, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar publikoi një deklaratë, ku shprehet kundërshtimi ndaj politizimit të lojërave olimpike dhe të sportit. Në deklaratë përshëndetet njëkohësisht miratimi nga 173 vende i rezolutës së armëpushimit gjatë organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Deri tani, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe presidenti rus Vladmir Putin kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Siç mësohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës, disa krerë shtetesh e qeverish dhe anëtarë të familjeve mbretërore kanë bërë regjistrimin për pjesëmarrjen e tyre. Vendet si Koreja e Jugut, Afrika e Jugut etj., kanë shprehur përkrahje ndaj Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Sportistë zhvillojnë garë testimi në objekte garimi(VCG)

Sportistë zhvillojnë garë testimi në objekte garimi(VCG)

Në të njëjtën kohë, sportistët e vendeve të ndryshme kanë shfaqur entuziazmin e tyre për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Të dhënat e publikuara nga Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike të Pekinit tregojnë se deri më 17 nëntor, komitetet olimpike të vendeve europiane, si dhe të ShBA-së, Kanadasë, Australisë e Zelandës së Re, kanë paraqitur mbi 14 mijë aplikime për regjistrimin e sportistëve. Vetëm Komiteti Olimpik i ShBA-së ka paraqitur 1528 aplikime. Ndërsa Rusia bëri të ditur se do të dërgojë një delegacion të madh prej gati 450 anëtarësh në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, duke përfshirë 216 sportistë.

Tani po zhvillohen gara testimi në vendet e organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Nga tetori deri tani, mbi 2000 sportistë, trajnerë, zyrtarë nga vende të ndryshme kanë marrë pjesë në 10 veprimtari të sporteve dimërore të organizuara në Kinë. Shumë sportistë pjesëmarrës kanë vlerësuar objektet e garimit në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

“Tani, para situatës ende serioze të pandemisë, organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit ofron jo vetëm një takim madhështor sportiv, por edhe përmbledh shpresat e njerëzve për bashkim, paqe dhe miqësi. Disa vende nuk mund të përfaqësojnë gjithë familjen olimpike. Pas disa ditësh Kina do t’i japë botës një olimpiadë dimërore të sigurt, të mrekullueshme dhe ekonomike”, përfundon komenti i CMG-së.

/b.h

Next Post
Përgjegjësi ligjore për falsifikimet e simboleve të PD/ Berisha i kthehet Bashës: Dëshira qesharake! Respektoni vullnetin e shumicës

Sali Berisha në kërkim të budallenjve dhe viktimava për hallin e tij familjar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In