• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

CMG: Marrëveshja e Treguesve Gjeografikë Kinë-BE nxit tregtinë shumëpalëshe

by A R
02/03/2021 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja e Treguesve Gjeografikë mes Kinës dhe Bashkimit Europian hyri në fuqi më 1 mars. Kjo është një gjë e madhe në marrëdhëniet Kinë-BE, ka rëndësi historike për shtimin e bashkëpunimit ekonomik Kinë-BE dhe për mbrojtjen e të drejtave të njohurisë intelektuale si dhe është një përpjekje e përbashkët e dy palëve për nxitjen e tregtisë shumëpalëshe të botës.

Bisedimet për këtë marrëveshje filluan në vitin 2011 dhe pas afro 10 vjetësh, u nënshkrua marrëveshja zyrtare në shtator 2020. Siç mësohet, në këtë marrëveshje, janë përfshirë mbi 500 produkte me tregues gjeografikë dhe mbrojtja e mbi afro 100 produkteve do të fillojë në kohën e fuqizimit të marrëveshjes. Shampanja franceze, birra bavareze e Gjermanisë, proshuta e Parmës dhe vaj ulliri nga lugina Magina e Spanjës… do të kenë mbrojtje nga kjo marrëveshje. Kjo do të thotë që të drejtat e ligjshme të mbajtësve të këtyre treguesve gjeografikë europianë do të kenë mbrojtje më të mirë dhe produktet europiane do të kenë famë edhe më të mirë në tregun kinez. Ky patjetër është një lajm i mirë për shtimin e eksportit të mallrave europiane drejt në Kinës.

Fuqizimi i kësaj marrëveshjeje jo vetëm është në të mirë të Kinës dhe BE-së, por edhe mund të konsolidojë sistemin ndërkombëtar për tregtinë shumëpalëshe.

Mbrojtja e produkteve të treguesve gjeografikë është një pjesë e rëndësishme përbërëse në tregtinë ndërkombëtare shumëpalëshe. Në marrëveshjen e OBT-së TRIPS të shënuar në vitin 1994, janë përfshirë treguesit gjeografikë. Në bisedimet e raundit Doha, Kina dhe BE-ja ishin mbështetëset kryesore për bisedimet mbi treguesit gjeografikë. Kina dhe BE-ja, si dy tregje të mëdha, po ndërmarrin veprime konkrete për konsolidimin e tregtisë shumëpalëshe.

Për mbrojtjen e treguesve gjeografikë, ShBA-ja dhe BE-ja kanë divergjencë të madhe. ShBA-ja nuk i njeh produktet e famshme me treguesit gjeografikë europianë dhe i quan si “pengesë tregtare”. Ish-kryetari i Dhomës së Ulët të Kongresit Amerikan Paul Ryan ka thënë se “për brezat e ardhshëm, ne do të prodhojmë djathë gouda në Weskonsin dhe dhjatë të bardhë, kaçkavall, etj.”

Në vendet e ASEAN-it, bujqësia dhe blegtoria luajnë rolin e rëndësishëm në ekonominë e tyre. Çaji Sabah i Malajzisë, orizi i Tajlandës dhe piperi i Kamboxhias janë superprodukte. Këto vende shpresojnë që të shtojnë mbrojtje mbi këto produkte më simbolike dhe të sigurojnë zhvillim më të madh për këto produkte cilësore.

Kështu që, fuqizimi i marrëveshjes së treguesve gjeografikë luan rolin nxitës. Kina, BE-ja dhe ASEAN-i do të shtojnë ndërlidhjen mes tyre. Në vitin 2020, ASEAN-i u bë partneri më i madh tregtar i Kinës dhe Kina u bë partnerja më e madhe tregtare e BE-së.

Krahas kësaj, marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik RCEP ka lidhur Kinën, ASEAN, Japoni, Korenë e Jugut, Australi dhe Zelandën e Re, duke formuar zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë. Të gjitha këto veprime kanë sjellë shpresë për rigjallërimin e sistemit ndërkombëtar të tregtisë shumëpalëshe.

Next Post
“Marrsh nga ditët tona!”/ Rama-batuta me të moshuarit gjatë vaksinimit në Durrës: Burrat vijnë përpara grave se kanë më frikë

“Marrsh nga ditët tona!”/ Rama-batuta me të moshuarit gjatë vaksinimit në Durrës: Burrat vijnë përpara grave se kanë më frikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 8 Nëntor 2026

November 7, 2026
Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

November 7, 2026
“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

November 7, 2026
Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

November 7, 2026
Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

November 7, 2026
Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

November 7, 2026
Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

November 7, 2026
Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

November 7, 2026
Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

November 7, 2026
Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In