• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

CMG: Deti i Kinës Jugore nuk duhet të bëhet arenë përplasjesh 

by A R
11/04/2021 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 7 prill, kolona e marinës amerikane me aeroplanmbajtësen “USS Theodore Roosevelt” përfundoi manovrën e përbashkët ushtarake në Detin e Kinës Jugore. Kjo është hera e tretë këtë vit që kjo aeroplanmbajtëse amerikane hyn në hapësirën ujore të Detit të Kinës Jugore.

Në hartën hegjemoniste të ShBA-së, Deti i Kinës Jugore konsiderohet si zonë e rëndësishme për mbrojtjen e pozicionit të saj drejtues në rajonin e Indo-Paqësorit dhe për frenimin e Kinës. Ushtria amerikane hyri në Detin e Kinës Jugore nën flamurin e “lirisë së lundrimit”, por në fakt kërcënon sovranitetin dhe sigurinë e vendeve të këtij rajoni,shkruan në një koment të saj CMG ( Grupi mediatik i Kinës).

Nga njëra anë, tensionet  në rajon bien ndesh me vullnetin e vendeve të rajonit për mbrojtjen e paqes e për zhvillimin e përbashkët dhe nuk gëzonjnë popullaritet.Nga ana tjetër, bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të ASEAN-it ka treguar gjallëri të madhe me rastin e 30 vjetorit të krijimit të mekanizmit të dialogut dypalësh. Qysh nga viti 2020, Kina dhe vendet e ASEAN-it kanë bashkëpunuar në luftën përballë COVID-19 dhe kanë shërbyer si shembull për bashkëpunimin global përballë koronavirusit të ri. Ndërkohë, të dyja palët realizuan edhe rritje në tregti dhe në bashkëpunimin në fushën e investimeve, pavarësisht nga recesioni ekonomik global. Të dyja palët u bënë partneret tregtare numër një të njera-tjetrës për herë të parë. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) i ka dhënë gjithashtu forcë të madhe nxitëse formimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë-ASEAN.

Aktualisht, me përpjekjet e përbashkëta të Kinës dhe të vendeve të ASEAN-it, gjendja në Detin e Kinës Jugore është në përgjithësi e qëndrueshme. Të dyja palët po forcojnë bashkëpunimin në çështjet detare dhe po shpejtojnë konsultimet mbi “Kodin e sjelljes në Detin e Kinës Jugore”. Të dyja palët kanë besim e mençuri dhe janë në gjendje të kontrollojnë mosmarrëveshjet midis tyre.Ditët e fundit, presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte shprehu qartazi shpresën për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjes territoriale me Kinën. Edhe vizitat njëra pas tjetrës kohët e fundit të ministrave të Jashtëm të katër vendeve të ASEAN-it tregojnë se vendet e këtij rajoni shpresojnë të nxitin fqinjësinë e mirë me qëndrim pragmatik dhe nuk dëshirojnë të bëhen mjet për ruajtjen e hegjemonisë së ShBA-së.

Next Post
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi javor (12 – 18 prill 2021), parashikimi sipas Paolo Fox

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In