• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çmenduria e zvicerianes për shqiptarin, zhvat firmën ku punonte për dashurinë…

by Java News
22/05/2017 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nëpunëse zvicerane që punonte si kontabiliste e një firme në Klettgau ka përvetësuar 761 mijë franga duke ia marrë firmës.

Të enjten e javës që shkoi, ajo është dënuar nga Gjykata e Kantonit të Schaffhausen­it, shkruan schaffhausernachrichen.ch. Firmën ku punonte, ajo e ka “lehtësuar”, duke i bërë gjithsej 204 dërgesa të veçanta vetes dhe bashkëshortit të saj, një kosovar.

Paratë tashmë janë shpenzuar të gjitha: me to është financuar jeta e tyre dhe konsumi i alkoolit nga ana e kosovarit, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, një pjesë të konsiderueshme e parave u është dërguar familjarëve të bashkëshortit, në Kosovë.

Nëpunësja 55 vjeçare është shpallur fajtore për përvetësim të shumëfishtë të padrejtë, favorizim të kreditorit, larje parash etj. Për të gjitha këto delikte ajo ka marrë një dënim me kusht prej 24 muajsh dhe një gjobë prej 100 frangash për drejtim në të zezë në autobus (!).

Gjithashtu ajo duhet t`i mbulojë shpenzimet e gjykimit që janë së paku 7000 franga. Ndërkohë ajo është shpallur e pafajshme sa i takon akuzës për dëmtim të kreditorëve përmes zvogëlimit të masës pasurore dhe akuzës tjetër për sigurimin e një certifikate të rrejshme.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i nëpunëses është dënuar me 13 muaj me kusht dhe një gjobë prej 1200 frangash, përcjell albinfo.ch. Këtë dënim e ka marrë për larje të shumëfishtë të parave, armëmbajtje pa leje, konsum kokaine, ngasje të biçikletës në gjendje të dehur dhe shfrytëzim të transportit publik pa biletë.

Ai bart shpenzimet procedurale në shumën prej 2500 frangash. Një lirim nga akuzat është shqiptuar ndaj nënës 80 vjeçare të gruas së dënuar. Megjithatë, trupi gjykues nuk ka qenë unik sa i përket lirimit.

Njëri nga gjyqtarët ishte për dënim të saj me argumentin se ka nxitur të bijën për të kryer përvetësimin e padrejtë, ndërsa dy të tjerët ishin kundër, transmeton albinfo.ch. Sigurisht, ka mbizotëruar parimi i njohur juridik: në rast dyshimi vendoset në favor të të akuzuarit.

Trupi gjykues ka konstatuar se vepra penale e larjes së parave si te gruaja ashtu dhe te burri është dëshmuar së paku sa i përket shumës prej 176 mijë frangash të cilat janë dërguar në Kosovë. Për to pra ka dëshmi.

Si nëpunësja ashtu dhe bashkëshorti i saj e kanë pranuar padinë civile të firmës së dëmtuar për të kthyer shumën prej 761 mijë frangash të parave të përvetësuara, përcjell albinfo.ch. Por tani per tani ata nuk zotërojnë kurrfarë pasurie dhe janë të papunë, kështu që larja e borxhit duket të jetë shumë e vështirë, shkruan gazeta./a.ç

Next Post
Padia e PAP për rrëzimin e listave të kandidatëve, sot vendimi i Kolegjit Zgjedhor

Padia e PAP për rrëzimin e listave të kandidatëve, sot vendimi i Kolegjit Zgjedhor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In