Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes pasi tentoi të korruptojë efektivin e rrugores për të mos e gjobitur. Ai u ndalua pasi udhëotnte me shpejtësi të frikshme prej 150 km/h.
Shtetasi Anastas gallani u prangos nga policia pasi i ofori efektivit 2 mijë lekë.
Njoftimi i policisë:
Më datën 26.09.2016, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, shtetasi Anastas Gallani, 31 vjeç duke udhëtuar me mjetin tip “Volkswagen”, me targë AA 033 IB, është konstatuar nga Policia Rrugore Lushnje se po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, 150 km/h. Në momentin që punonjësi i policisë po përpilonte gjobën, është afruar drejtuesi i mjetit, shtetasi Anastas Gallani dhe i ofron 2000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë.
Punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor ka bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e tij në Komisariat. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal./a.m.