Duket se edhe në ditën e lindjes së tij kryeministri Edi Rama vijon të jetë i zemëruar me Komisionin Europian për shkak të refuzimit të statusit kandidat për Shqipërinë në BE.
Ai ka folur nga Holanda e as kërë herë nuk i ka kursyer kritikat. Rama tha se Bashkimi Europian dhe Bullgaria, kanë marrë peng dy shtete anëtare të NATO-s.
Kryeministri shqiptar e ka quajtur refuzimin turp që lidhet me frymën e devijuar të zgjerimit dhe Ballkanin “çmenduri”.
“Kjo është një turp, një turp që lidhet me frymën e devijuar të zgjerimit. Një vend që merr peng dy vende, për shkak të disa çështjeve që nuk i vë në diskutim, por në Ballkan nëse hyn aty është çmenduri”,-u shpreh ai./m.j