• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmenduri/ Eto’o mund t’i rikthehet futbollit

by Ardit Rada
17/11/2020 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samuel Eto’o u tërhoq nga futbolli në shtator të vitit 2019, pas një karriere mbresëlënëse, që zgjati më shumë se dy dekada (1997-2019),  por kamerunasi, që në muajin mars mbush 40 vjeç, mund të luajë sërish si futbollist profesionist, ndonëse bëhet fjalë për një kohë të shkurtër. Ideja e çmendur vjen nga Spanja, më konkretisht nga Murcia, ekip që aktualisht luan në kategorinë e tretë të futbollit të vendit iberik.

Është vetë presidenti i Murcias, Morris Pagniello, i cili konfirmon mundësinë e kthimit të Eto’osë në fushat e blerta, pasi thashethemet nisën të qarkullonin në orët e para të ditës së kësaj të marte. Investitorët nga Meksika dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të ndihmojnë në afrimin te kjo skuadër të ish-kampionit të Interit dhe Barcelonës. I intervistuar nga Marca, Pagniello zbuloi:

“Blerja e Eto’osë është aktualisht 50% e mundur. Javën tjetër do të mësojmë më shumë nëse do të jetë e mundur afrimi i tij, por ne kemi gjithashtu një plan B.”

Nëse Eto’o do të bindet për t’u kthyer pas pak më shumë se një vitit në fushat e blerta, atëherë do të mund ta shohim në aksion në raundin e parë të Kupës së Spanjës, kundër Levantes.

“Nëse e blejmë, do të jetë në dorën e trajnerit që ta aktivizojë. E dimë që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme.”

Eto’o, një nga futbollistët më të paguar në historinë e futbollit, u pensionua në Doha, në vitin 2019, pasi kishte veshur fanellën e Katar SC.

A do të nisë Eto’o një kapitulli të ri në Spanjë, 23 vite pasi zbarkoi për herë të parë në Gadishullin Iberik? Është një ide e çmendur, që mund të bëhet realitet.

Next Post
Sa efikase janë dhe çfarë s’dimë ende? Dallimi i vaksinave anti-COVID të Pfizer, Moderna e Astra Zeneca

Sa efikase janë dhe çfarë s'dimë ende? Dallimi i vaksinave anti-COVID të Pfizer, Moderna e Astra Zeneca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

March 17, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

Corriere della Sera: Vietnami i Donald Trump!

March 17, 2026
Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

March 17, 2026
Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

March 17, 2026
“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In