• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I çmendur, terrorist? Janë të droguar, ky është problemi

by Aalison Pearse Stevens
20/08/2016 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda pak ditësh shënohen disa raste që nxjerrin në pah një problem të rëndë: varësinë nga droga. Një person i preu kokën një të afërmi minoren dhe një kosovar terrorizoi Vlorën. Për të parin thuhet se është i çmendur, për të dytin mediat e huaja thonë se ai mund të jetë terrorist. Por në fakt të dy kanë një problem: Janë të droguar. Dhe në kohën kur Shqipëria thuhet se është mbushur me drogë, ky duket problemi më i madh.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë mëngjesin e ditës së sotme masën e sigurisë për shtetasin kosovar Dijar Xhema, i cili 3 ditë më parë tentoi të rrëmbente në qytetin e Vlorës 3 persona. Për 29-vjeçarin nga Kosova është dhënë masa shtrim i detyrueshëm në spital.

Sipas policisë, ky shtetas ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij “Audi” me targa  KS02300CO, tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D.  në vende të ndryshme të qytetit të Vlorës brenda një harku kohor prej 2 orësh. Këto veprime ky shtetas i ka shoqëruar me thirrjet në vende dhe ambiente publike si “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”.

Mediat italiane i kanë kushtuar një shkrim 29-vjeçarit kosovar, Dijar Xhema, i cili u arrestua pak ditë më parë në qytetin e Vlorës. Kjo ngjarje ka zgjuar interes të madh mediatik edhe në shtetin fqinj të Italisë, duke qenë se fjalët e 29-vjeçarit dhe e shkuara e tij e implikojnë në aktivitete terroriste. Sipas “Il Giornale”, dinamika e ngjarjes mbetet akoma e paqartë. Pasi shpjegon sesi kosovari ka krijuar kaos në qytet, e përditshmja italiane shtron disa pyetje.

A do t’i realizonte ai rrëmbimet? Me çfarë qëllimi? Çfarë kërcënimesh të tjera u ka bërë kalimtarëve? A i ka sulmuar në të vërtetë apo lënduar me thikë siç u tha fillimisht? Dhe, a gjendemi përballë një rasti të izoluar të një krimineli që këtë e ka thjeshtë lëvizjen e radhës, apo i dyshuari ka pasur kontakte me qarqet radikale dhe ka ndërmarrë një veprim ekstrem të pa planifikuar siç duhet? Sipas një vëzhgimi të profilit të tij në Facebook nuk vërehen tendenca radikale, por sigurisht që ky nuk është tregues i mjaftueshëm për ta përjashtuar terrorizmin si pistë hetimi. Të gjitha aspektet duhet të sqarohen sepse mund të gjendemi përballë episodit të parë të “ujkut të vetmuar” në Shqipëri, duke na bërë të supozojmë se ky është rasti i parë i “xhihadit me thika” përgjatë Adriatikut, shkruan Il Giornale.

Ndërsa dje Prokuroria për Krime të Rënda në Tiranë kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për shtetasin kosovar, Dijar Xhema, i cili është i dyshuar për veprën penale të “veprimeve me qëllime terroriste”. Nga veprimet e deritanishme hetimore, rezulton se, i dyshuari udhëtonte në rrugët e qytetit të Vlorës me mjetin e tij, tip Audi A5. Në tre momente të ndryshme, ai ndalonte makinën dhe ka tentuar të marrë me forcë dhe t’i marrë në makinën e tij, 3 persona, dy meshkuj dhe një femër. Prokuroria thotë se në çdo rast, ai përsëriste shprehje fetare. Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se ai shfrytëzonte forcën e tij fizike për të tërhequr me dhunë persona që nuk kishin asnjë njohje dhe asnjë lidhje me personin e dyshuar.

Sipas prokurorisë vendet e përzgjedhura prej tij për të tentuar rrëmbimin e personave ishin rastësore. Avokati i të riut ka depozituar kartelën mjekësore ku sipas tij 29-vjeçari vuan nga çrregullime mendore. Këto të dhëna pritet të shqyrtohen nga gjykata, e cila mëngjesin e sotëm do të zhvillojë seancën për caktimin e masës së sigurimit ndaj 29-vjeçarit kosovar. I arrestuari ka deklaruar se nuk ka lidhje me ISIS, por ka qenë nën efektin e drogës kur ka tentuar të rrëmbejë 3 personat.

Next Post
Ymeri i VV: Mafiozët si Thaçi argument kryesor kanë kërcënimin e shantazhin

Ymeri i VV: Mafiozët si Thaçi argument kryesor kanë kërcënimin e shantazhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com