Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Zharrës të Patosit, ku një 43-vjeçar qëlloi me thikë nipin e tij.
Policia ka arrestuar 43-vjeçari Gentjan Asllani. Ky i fundit goditi me thikë në shpatull nipin 14-vjeçar. I mituri mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se ngjarja ndodhi për motive banale, ndërkohë që 43-vjeçari akuzohet për dhunë në familje.
a.ç