• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmendet Serbia, BE nuk ia hap kapitujt 23 e 24

by Aalison Pearse Stevens
01/07/2016 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se ndjehet i shokuar nga vendimi i Bashkimit Europian për të mos hapur kapitujt 23 e 24, duke e quajtur vendim të turpshëm, të pakuptueshëm dhe poshtërues për Serbinë, bëjnë të ditur mediet e Beogradit komunikatën e kabinetit të tij, transmeton Koha.net.

Sipas tij, vendimi është rezultat i qëllimeve politike që të ndalet ose të ngadalësohet rruga europiane e Serbisë dhe paraqet presion politik ndaj Serbisë që të heqë dorë nga politika e saj e qartë për të mbrojtur interesat shtetërore, thuhet në komunikatë.

Daçiç ka thënë se Serbia i ka përmbushur të gjitha ato që i janë kërkuar gjatë procesit të negosiimit me BE-në, se është çelës i stabilitetit rajonal dhe se po bën përpjekje të mëdha në reforma që do të krijojnë një shtet modern europian.

Prandaj BE-ja duhet të ndërpresë arsyetimet tragjikokomike, siç citojnë mediet e Beogradit komunikatën e kabinetit të Daçiçit, se po na bllokon Kroacia dhe Britania e Madhe. Jo, po na bllokon BE-ja, sepse askush nuk mund të më bindëse e gjithë BE-ja nuk është më me ndikim se Kroacia.

Nëse Kroacia, si një vend që ka bërë gjenocid mbi serbët, ku vazhdon të përdoret përshëndetja fashiste, e cila ka ndjekur mbi 200 mijë serbë në aksionin “Oluja” (Shtrëngata) duke kryer pastrim etnik, të jetë masë për hyrje në BE, atëherë me të drejtë shtrohet pyetja a po shkojmë në drejtimin e duhur, ka pyetur Daçiç.

Ai ka thënë se vendimi është i papranueshëm për Serbinë dhe ka shtuar se kryeministri Aleksandar Vuçiq do të propozojë të mbahen konsultime urgjente rreth veprimeve të mëtejshme në fushën e politikës së jashtme në vigjilje të Samitit të Parisit më 4 korrik. (b.an

Next Post

Stankoviç largohet nga Interi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In