Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ditën e djeshme, ku një baba ka varur fëmijën e tij 3-vjeçar në derën e makinës së tij.
Mediat e huaja shkruajnë se ai u filmua teksa ecte në rrugë me makinë me fëmijën varur në derë, dhe më pas videoja u bë virale
Policia turke arriti ta gjente atë nga targa e makinës dhe e vuri në pranga.
Gjatë deklarimeve në polici, babai u tha autoriteteve se ai donte ta ndëshkonte të birin për shkak të sjelljes që kishte bërë gjatë ditës.
/b.h