• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’më flet kështu, Fitim Zekthi, për argatët e së keqes?!

by Frrok Çupi
29/10/2024 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Në artikullin e tij më thotë se e ka fjalën për gazetarë ose analistë… Asnjëri nga nocionet nuk është i saktë…

Nuk kam zakon të bëj polemika me njerëz të veçantë, siç bëjnë disa nga një breg i lumit në tjetrin. Kjo me Fitimin mund të jetë e vetmja.

Ai sapo ka guxuar të shkruajë një artikull ku pyet me nerv: ‘A kanë moral analistët që mbrojnë jetën luksoze të politikanëve të korruptuar?’.
Fitimi mund të kishte bërë disa punë të tjera me rrezik të lartë, por këtë që bëri- jo. Për shembull, mund të kishte parë Saliun duke grabitur, që në fillim, edhe dhuratat në dollarë që i vinin PD-së; por nuk do të ishte me kaq shumë rrezik.

Fitimi mund të kishte qenë edhe në vilën e Ilirit në Lalëz; aty do të kishte parë lemerinë e luksit, si çdo gazetar? Një gazetare pro- Ilir&Sali, filmoi aty pamje sheikësh të derdhur në flori, e solli filmimin në publik si presion se ‘e shikoni me kë keni të bëni o kokëpalarë!’; por u bëri edhe shërbimin tjetër: E fshiu. Shërbejnë ‘analistët’, siç i quan Fitimi.

A kanë moral analistët?

Kjo është pyetja më e rrezikshme, Fitim! Mafia e analistëve dhe e mediave në vendin tonë është mafia më gjakatare dhe ndotëse. Ajo ka një fytyrë të lëmuar gati të lyrshme, ka një zë që nuk i merret vesh asnjë fjalë si në lëmsh; ka edhe shkopin magjik që thotë ‘mos më prek se jam media!’. Të sulmon, të shpif, ta shpif, të okupon hapësirat jetike, zë radhë para njerëzve të pa zhvilluar e thotë ‘jam unë’. Këta shumëzohen përditë sepse ‘jemi demokraci’, këta kanë mbledhur ‘të gjithë qelbësirat’ dhe ia kanë futur në tru një populli të tërë, e jomë ty Fitim…

Po ç’deshe, mik, që u more me pocaqinë e Mafies?

Pastaj, Fitimi bëri një gabim tjetër. Ai sjell pasazhe se si qytetarë të mëdhenj në Perëndim jetojnë thjesht dhe me punën e tyre; kinse po thotë se analistët tanë jetojnë në luks të pamatë.
Po ç’më thua kështu, Fitim? Të jenë edhe analistë, edhe pa pasuri të madhe?! Do të zhdukesh, o miku im, Fitim; pas kësaj do të zhdukesh. Do të të mblidhen qelbësirat që janë ushtria e vjetër e analistëve.
Ose do të pësosh harresën. Do të të thonë, siç më thanë mua: ‘Ç’ne ore na thua për kode!’, dhe ikën.
Kështu më ndodhi në një leksion me studentë të gazetarisë, pak vite të shkuar. Mes të tjerash iu them se sipas kodit të etikës në Britani ‘nëse një gazetar kapet në shoqërinë e një politikani, ai nuk vlen më për këtë punë, sepse medias i bie besimi’. ( Po ku paskam qenë unë, hane shan e hane Bagdat. Lidhja po bëhej me mafiozët, jo thjesht politikanë)

Tre a katër syresh brofën më këmbë:

-Ohu, çfarë na thua ti, ore!? Të mos pi kafe me deputetin! E kam për nder…

Tjetri e ngriti zërin më shumë:

– Po nuk hëngrëm një drekë në javë me politikanët, çfarë jemi ne, koti?!

Dhe u ngritën e ikën.

Një tjetër, analist i rritur, i ardhur nga Kosova, kërcënoi gjithë ligjin dhe njerëzit e ‘Shqipërisë që nuk di’: ‘Ju që burgosët Ilir Metën, ju jeni ‘banditë’.

Dhe një tjetër analist, po dje, kërcënoi se ‘ç’do të bëni o të mjerë kur Ilir Meta do të dalë i pafajshëm!? Kosto të lartë do të paguajë populli- tha- paguan populli para hajdutit, jo hajduti para popullit’.

Këta të sotmit që i janë sulur SPAK-ut dhe vetë shtetit, këta janë ata ‘zogjtë e vegjël të fakultetit, po rriten për nesër. Nuk kemi për të shpëtuar prej tyre, nëse nuk sillemi si populli- me mençuri: Populli as i përfill, as i dëgjon, as i lexon. Analistët në vendin tonë mbijetojnë edhe qëndruar në ‘bregun e kundërt’ të popullit. Kjo është për t’u studiuar.

Por për t’u studiuar me këtë rast mbeten dy kolona të tjera:

E para, duhet zbatuar demokracia, me qëllim ajo të vendosë edhe median në karrigen e ligjit.

E dyta, kodi tradicional kombëtar:

Duan të thonë, pa edhe e thonë, se ‘lajmësi nuk ka faj’; pra as ai që mban anën kundër popullit- nuk paska faj. Jo, këta nuk janë lajmësa. Lajmësi zgjidhet mes njerëzve më të ndershëm.

Në kodet tona kombëtare këta janë quajtur ‘argatë të së keqes’, miku im, Fitim. Edhe në Kanunin e Lekës kështu quhen.

Next Post
“Duhet krasitje e opozitës nga figurat e konsumuara!”, gazetari: Format e zgjedhura për protestë nuk ngjallin simpati! “Mbrohet” deputeti: Kemi bërë gjithçka, por…

"Duhet krasitje e opozitës nga figurat e konsumuara!", gazetari: Format e zgjedhura për protestë nuk ngjallin simpati! "Mbrohet" deputeti: Kemi bërë gjithçka, por...

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Edhe Fitim Zekthi vetë, nuk di se ç’flet, mbasi si fshatar që është, edhe ato që ka në kokë, nga që i ka në mënyrë autodidakte, i ka si magazinë pa inventar, sepse në se flet për sallatë, përnjëherë e vazhdon bisedën për bakllava e kabuni, e mandej del tek tava e krapit, e mandej flet për probleme opozitare krejt jashtë realiteti…

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In