• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ç’më duhet mua karrigia?”, projekti në Zvërnec, Rama: Si mund të jenë mediat greke aleatët tuaj për mjedisin?

by A R
01/06/2026 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i qeverisë, Edi Rama, doli këtë të hënë, 1 qershor, për të folur lidhur me ngjarjen e Zvërnecit, ku punonjësi i një shoqërie private të sigurisë së kantierit ku po protestohej, goditi me grusht njërin prej protestuesve. Po ashtu edhe për të folur për projektin.

Gjatë fjalimit të tij, Rama u ndal tek zhurma e krijuar ditët e fundit në media, e sidomos në mediat greke, ku ngriti pyetjen me ironi se si munden të jenë gazetat e Greqisë aleatët e shqiptarëve në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë.

Sipas tij publiku këto ditë është manipuluar.

“Nuk mund të besoj se nga ata që i thonë vetes myslimanë, që vetëm Allah e Kuran nuk kanë, sepse bëjnë çdo ditë krimin e ndaluar nga kurani, për të helmuar njerëzit me shpifje. Po si mund të jem unë njëherë kundër jush dhe kundër vetes? Dhe si munden të jenë mediat greke aleatët tuaj të mbrojtjes së mjedisit? Imagjinojeni, pyeteni veten! Mediat greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj?

Thënë këto, dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase emocional, por kjo është ndjesia ime, sepse për mua këto janë ndjesi shumë të habitshme që më kanë bërë të mendoj t’ju përulem thellë dhe t’ju kërkoj ndjesë për të ikur në katund dhe t’ju lë me atë që do të zgjidhni vetë pastaj. Por kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju dhe po ashtu siç e doni ju.

Nuk kam premtuar që s’do të bëj gabime, por kam premtuar vetëm një gjë, që nuk do t’ju tradhtoj kurrë. Nuk është vendi këtu për t’ju shpjeguar të gjitha arsyet e këtij premtimi, por se si ju kanë manipuluar duke ju tërhequr për atdhetarinë dhe se si ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi që i ngrihet kësaj partie dhe mua personalisht që prej ditës së parë, por që këtu, në këtë rast, është një kurth për të ardhmen e Shqipërisë. Unë kështu e shoh.”, tha Rama.

Ai madje shtoi mes të tjerash se e kishte menduar ta kthente të gjithë këtë histori në një film që tregon se si “Konflikti i fabrikuar e kthen opinionin publik komplet ku donin manipulatorët”.

Kryeministri Rama shpreh se e kupton revoltën e qytetarëve lidhur me ngjarjen, teksa shtoi se edhe ai ndoshta do të vepronte njësoj si ata, duke ngritur zërin kundër padrejtësive, e ndoshta edhe më keq.

Por ai iu drejtua atyre që edhe ata të pyesin se përse ai duhet të dalë kundër vendit të tij.

“Po pse duhet ta bëj unë këtë? Për pushtetin? Për karrigen? Apo për baltën që e marr në fytyrë dhe që më vjen përditë mbi të gjallët e të vdekurit e shtëpisë sime prej vitesh. Nga turli lloj kundërshtarësh mediatikë e politikë, të cilët i kam duruar dhe i duroj pikërisht për këtë mision që më kanë besuar, që sot më kanë drejtuar zemëratën.

Çfarë më duhet mua karrigia e pushtetit, nëse mua më duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite, duke nisur nga Shqipëria e 2 milionë turistëve, kur edhe paraardhësi im numërohej si turist sa herë hynte e dilte nga vendi për shërbime? Të heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që të mos ketë zili askënd? Për çfarë më duhet mua karrigia? Për t’ju bërë qejfin ju? Në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm që bëhet atje, të bëhet copëtimi i radhës, Golemi i radhës, se ju do të rroni më shumë se unë dhe do të shikoni se aftësia dhe kurajoja për ta rikthyer Shqipërinë te Golemi është e gjallë dhe e gatshme po t’i bjerë në dorë prapë Shqipëria.

Të heq dorë nga vizioni dhe nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që nuk ka frikë të hyjë në Ligën e Kampionëve të Turizmit global dhe të rri këtu në karrige, në këtë pushtet? Një vend që nuk ka frikë të përballet me rritjen e vet. Nuk është më Shqipëria që nuk afron asnjë investitor. Është Shqipëria ku të gjithë investitorët duan të vijnë. Është Shqipëria e 2 milionë turistëve.

Që hyn në elitën e investimit global, të investitorëve që vijnë e lënë paratë këtu. Një vend që nuk ka frikë nga projekte të jashtëzakonshme si ky, ku vijnë për të investuar 4 miliardë euro. Jo si ndërtues që shesin dhe ikin, por si pronarë të terrenit, të cilin e kanë blerë me para të mbikëqyrura në mënyrë strikte nga agjencia jonë kundër pastrimit të parave dhe partnerët ndërkombëtarë që bashkëpunojnë me atë agjenci. Një më një, në bankë. Dhe jo nga Izraeli që thoni, por nga Katari!”, shtoi Rama.

Next Post
“Projekti 4 miliardë euro”, Rama: Sazani është tokë publike, Zvërneci private!

“Projekti 4 miliardë euro”, Rama: Sazani është tokë publike, Zvërneci private!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

September 8, 2026
Mbushet infermieria e Juventusit, dëmtohet rëndë edhe kapiteni Locatelli, Spalleti me ‘dhimbje koke’

Mbushet infermieria e Juventusit, dëmtohet rëndë edhe kapiteni Locatelli, Spalleti me ‘dhimbje koke’

September 8, 2026
Skandali i korrupsionit, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës jep dorëheqjen, në përgjimet e kapura thirrej “shefi”!

Skandali i korrupsionit, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës jep dorëheqjen, në përgjimet e kapura thirrej “shefi”!

September 8, 2026
Ceremonia shtetërore e “Kasapit të Bosnjës”, Von der Leyen dhe Costa: Pamjet nga varrimi i Mlladiçit në Beograd ishin tronditëse!

Ceremonia shtetërore e “Kasapit të Bosnjës”, Von der Leyen dhe Costa: Pamjet nga varrimi i Mlladiçit në Beograd ishin tronditëse!

September 8, 2026
Lezhë, riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Kalivaç, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter!

Lezhë, riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Kalivaç, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter!

September 8, 2026
Vjedhje spektakolare në Berat, ‘skifterët’ grabisin kasafortat me 200 milionë lekë të dy biznesmenëve, Policia nis hetimet!

Vjedhje spektakolare në Berat, ‘skifterët’ grabisin kasafortat me 200 milionë lekë të dy biznesmenëve, Policia nis hetimet!

September 8, 2026
Sherr dhe përleshje mes dy grupeve në një ‘beach bar’ në Lungomaren e Vlorës, Policia në kërkim të një prej autorëve!

Sherr dhe përleshje mes dy grupeve në një ‘beach bar’ në Lungomaren e Vlorës, Policia në kërkim të një prej autorëve!

September 8, 2026
E quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës përjashton Bardhin për 15 ditë nga Kuvendi

Debate te Konferenca e Kryetarëve, Bardhi përplaset me Peleshin për magjistratët: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjyqtarët janë pa paga!

September 8, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Luftë me zjarret në 5 qarqe të vendit, nga Dajti në Tërbun! Ministria e Mbrojtjes: 43 vatra në 24 orë, 11 janë ende active! S’ka rrezik për banorët

September 8, 2026
Eduard Kuçi mohoi dhunën, Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat

Eduard Kuçi mohoi dhunën, Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com