• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’më bëtë të kem respekt për Ilir Beqën!

by S M
16/11/2016 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dëgjova një audio-regjistrim të një ish-drejtori nga Tropoja, që paska regjistruar Ministrin që i kërkon llogari përse nuk ka shkuar në një mbledhje si anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste në Tropojë. Drejtori pretendon se pas kësaj bisede nuk ka qenë më drejtor dhe konsideron skandal faktin, që ai është shkarkuar përse nuk ka shkuar në një mbledhje të partisë.

Nuk jam i sigurtë deri në fund se cili ka qenë shkaku që ky njeri është shkarkuar, por kjo histori nuk i bën asnjë dëm një Ministri si Ilir Beqja. Përkundrazi nga mënyra si u servir, nga furtuna në gotë që u tentua të ngrihet, m’u krijua një përshtypje më e mirë për Ilir Beqen, përpara se ta dëgjoja këtë palaçollëk.

Ministri ka dy vjet që është në syrin e ciklonit, duke e akuzuar për koncesionin e Check-up, dhe për gjithfarë gjërash që ndodhin në spitale, që nga ata që nuk gjen dot doktorin, deri tek ata që nuk gjejnë dot ilaçet.

Por inflacioni i akuzave ndaj një ministri, kam frikë se është në favor të tij, kur tentohet të përdoret çdo banalitet kundër tij.

Ky rasti i drejtorit tropojan, përveçse nuk më duket skandal fare, që është pushuar, më duket dhe shumë i neveritshëm kur mendoj, se si është emëruar ai tip drejtor. Ai është emëruar aty politikisht, siç bëhen emërimet e gjithë drejtorëve të rëndësishëm në sistem, dhe këtu debati duhet bërë, si të zgjidhim çështjen e sistemit të drejtorëve politikë, dhe jo t’i qajmë hallin kur ata ndërrohen me njëri-tjetrin.

Ky është një drejtor, që duket se ka qenë i qartë që do të largohej nga detyra nga ajo mbledhje, dhe ka regjistruar Ministrin në bisedën e fundit me të, i cili e mban veten goxha mirë edhe pse i sigurtë që do ta hiqte.

Ministri i Shëndetësisë, është akuzuar për korrupsion me koncesionet, por në fakt përveç botimit të kontratave që janë ligjërisht korrekte, nuk ka pasur fakte se si abuzohet. Ministri është akuzuar se ka ndryshuar skemën e furnizimit me ilaçe të spitaleve, është akuzuar dhe për tendera që i ka bërë dhe nuk i ka bërë ai, është akuzuar për koncesione shërbimesh për spitale private etj.

Tani kur për një Ministër nuk është lënë gjë pa i thënë, të paktën kur pretendon se i ka kapur faktin e parë korruptiv, duhet bërë kujdes të jetë serioz. Se ky banaliteti i drejtorit tropojan, më duket më shumë si gjobë e Sandrit, që mund të mos i ketë hapur telefonin Ministri, siç ia hapin të tjerët, deri tek Kryeministri, se sa si ndonjë problem serioz i Ministrit.

Më mirë se ne të gjithë, ai tipi e di vetë përse e kanë hequr, pasi para se të flasë me Ministrin ka bërë gati të regjistrojë bisedën. Qoftë dhe për shkakun se mbledhja mund të bëhej për të hequr atë. I vetmi gabim është që këto vendime merren në forumet e partisë, por ky nuk është faji i Ilir Beqjes. Aty i kanë marrë të gjithë vendimet deri më sot, dhe kam frikë se do vazhdojnë gjatë t’i marrin aty për çdo drejtor. Ky është problemi real.

Se nëse Ilir Beqja duhet të quhet fajtor për këtë gjë, e kisha vënë me qejf Kryeministër! Të paktën qënka njëri në qeveri që nuk e dashka Sandri!

Next Post
Ziejeni e pijini lëngun, lëkura e bananes është çudibërëse

Ziejeni e pijini lëngun, lëkura e bananes është çudibërëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

February 27, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tragjike në Korinth! U qëllua me thikë nga greku gjatë një sherri, humb jetën i riu shqiptar

February 27, 2026
Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

February 27, 2026
Temperatura të larta në fundjavë? Si parashikohet moti

Fundjava me diell, temperaturat arrijnë 20 gradë

February 27, 2026
Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

February 27, 2026
Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

February 27, 2026
“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

February 27, 2026
Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

February 27, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

February 27, 2026
“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In