• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çlirohet Tirana, Kastrioti bie nga kategoria. Teuta në Europa League

by A R
30/05/2019 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kategoria Superiore, sezoni 2018-2019 ka ulur siparin. Partizani ishte shpallur me kohë kampion, ndërsa Kukësi e mbyll në vend të dytë dhe Teuta parakalon Skënderbeun dhe e mbyll e treta me fitoren e sotme. Humbet Kastrioti dhe bie nga Kategoria, por pasi Tirana po fitonte 3-0 ndaj Flamurtarit dhe kishte siguruar mbijetesën. Tani, dilema e fundit mbetet Laçi apo Tirana në Europa League. Do të vendosë finalja e Kupës së Shqipërisë.

Stadiumi “Selman Stermasi”, Tiranë

Tirana-Flamurtari 3-0

Golat: Doka 65′, 67′, Hasani 79′

TIRANA: Lika; Kërçiku, Goxha, Imami, Hoxhallari, Cake, Hasani, Doka, Cobinah, Greca, NGoo.

FLAMURTARI: Kolici; Deliaj, Pollozhani, Kotobelli, Musta, Ymeraj, Mustafa, Rrapaj, Ribaj, Haruni, Cale

Duhej fitore për të larguar fantazmat dhe ashtu ndodhi. Në “Selman Stermasi”, djemtë e trajnerit Mema kanë mundur që të zhbllokohen edhe psikologjikisht në pjesën e dytë, pas 45 minutave të para që ishin me një futboll mediokër dhe plot frikë nga bardheblutë. Tirana ka gjetur golin e parë në të 65′, kur Doka ka përfituar nga një rrëmujë në zonë.

Po futbollisti i talentuar i kryeqytetasve ka shënuar edhe golin e dytë, me një perlë nga jashtë zone. Më pas, Hazani ka vulosur suksesin 3-0, për festën e tifozerisë dhe qëndrimin e merituar. Hija e së shkuarës mund të quhet e mundur, pasi kampionati mbyllet kështu, edhe pse për sezonin tjetër do të duhet më shumë se sa kaq, sigurisht. Tani mbetet edhe finalja e Kupës, ndaj Kukësit, që do të vendosë edhe Europa League për bardheblutë.

Stadiumi “Kamza”, Kamëz

Kukësi-Kastrioti 3-1

Golat: Reginaldo 80′, 90’+1, Shkurtaj 85′ / Ymeraj 29′

KUKËSI: Gomis; Ethemi, Musolli, Teqja, Rrumbullaku, Çyrbja, Dzaria, Joti, Melo, Rexhinaldo, Shkurtaj.

KASTRIOTI: Çekrezi; Husein, Bojom, Çela, Ndreca, Shehu, Ymeri, Okebugu, Bardhi, Roxher. T.Marku.

Ka qenë një ndeshje deri diku me dy fytyra ajo e luajtur në Kamëz, aty ku verilindorët, ndoshta pa shumë motivim, i kanë dhuruar shume terren krutanëve, në shansin e fundit për mbijetesë, por rezultati ishte i lidhur ngushtë me atë në Tiranë, ku bardheblutë duhet të humbisnin. Kështu, Ymeraj ka realizuar për ekipin e Devollit, por në pjesën e dytë, kur Tirana ka kaluar në avantazh, ritmi ka rënë për miqtë, që kanë pësuar golin e Reginaldos.

Më pas, Shkurtaj ka dyfishuar dhe përmbysur gjithçka, teksa Reginaldo ka realizuar edhe golin e tretë dhe të dytin personal, duke vulosur vendin e dytë për verilindorët, pas kampionëve të Partizanit. Skuadra e Gjokës e mbyll kështu me sukses kampionatin dhe tani mbetet finalja e Kupës.

/telesport

Next Post
Njihuni me partnerët më të këqinj sipas Horoskopit

Shenjat e Horoskopit që janë “ekspertë” në puthje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In