• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çlirimi i Kosovës, Basha homazhe në bustin e heroit Indrit Cara: Dëshmorët do të mbeten përjetë frymëzimi i një kombi

by Ardit Rada
12/06/2020 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës. Përmes një postimi në ‘Facebook’, lideri i opozitës deklaroi se këtë datë do ta kujtojë përherë si ditën më të veçantë të jetës së tij, pasi ëndrra për Kosovën e lirë ishte bërë realitet.

Basha zgjodhi që të vizitonte dhe të vendoste një tufë me lule në bustin e Indrit Carës, heroit nga Kavaja që luftoi dhe dha jetën për lirinë e Kosovës.

MESAZHI I BASHËS:

12 Qershorin e vitit 1999 do ta kujtoj përherë si një ndër ditët më të gjata dhe të veçanta të jetës time. Me emocione që vështirë të përshkruhen, hyra në Kosovë pak pas zbarkimit të Gurkave – kontigjentit të parë britanik.
Nuk përjetoja vetëm emocionin tim, por jetoja ëndrrën e gjyshërve të mi, ëndrrën me të cilën isha rritur që fëmijë e që po e shihja të bëhej realitet, Kosova e lirë.

Në 12 qershorin e 1999 lindi drita e shpresës e lirisë dhe dinjitetit për shqiptarët e Kosovës. Për çdo ditë e brez pas brezi, kujtojmë me mirënjohje miqtë dhe aleatët e mëdhenj që mundësuan e ndihmuan ëndrrën tonë për një Kosovë të lirë. Mirënjohje të thellë SHBA, vendeve mike Europiane, NATO-s e të gjithë atyre që i dhanë jetë ëndrrës për liri të popullit të Kosovës.

Mirënjohje përjetë Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe bijave e bijve të Kosovës e mbarë kombit që luftuan dhe ranë në altarin e lirisë.

Sot vendosa lule pranë bustit të Indrit Carës, heroit nga Kavaja që luftoi dhe dha jetën për lirinë e Kosovës. Ai, dëshmorët dhe luftëtarët e tjerë nga Shqipëria dhe gjithë viset shqiptare do të mbeten përjetë frymëzimi i një kombi thellësisht mirënjohës, standarti i artë i atdhedashurisë dhe idealizmit të pastër për liri e për Atdhe!

/e.rr

Next Post
Cakaj në Preshëvë, viziton familjen e Jonuz Musliut: Kontribut historik dhe punë të pakursyer për Luginën dhe shqiptarët

Cakaj në Preshëvë, viziton familjen e Jonuz Musliut: Kontribut historik dhe punë të pakursyer për Luginën dhe shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

February 27, 2026
Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

February 27, 2026
“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

February 27, 2026
Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

February 27, 2026
Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

February 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

February 27, 2026
“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Doni apo s’doni ju, Belinda…”, zbulohet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS

February 27, 2026
Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In