• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cakaj në Preshëvë, viziton familjen e Jonuz Musliut: Kontribut historik dhe punë të pakursyer për Luginën dhe shqiptarët

by Ardit Rada
12/06/2020 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Luginën e Preshevës, vizitoi familjen e Jonuz Musliut, ish-Komandantit të UÇPMB-së e ish-Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Takimi u përqendrua në diskutime lidhur me trashëgiminë historike, pozicionin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe mundësinë e forcimit të faktorit shqiptar atje.

“Me Shqipërimin, djalin e z. Musliu dhe Kryetarin e partisë Lëvizja e Progresit Demokratik, pjesëmarrëse në listën e Luginës së Bashkuar, ndamë bindjen se unifikimi i brendshëm është kusht themelor për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës!” – bëri me dije Cakaj në një reagim në Facebook.

Sidoqoftë, Ministri në detyrë theksoi nevojën për një platformë konkrete mbështetjeje, për t’u shtjelluar, zhvilluar e zbatuar bashkërisht.

Gjithashtu, Cakaj i shprehu mirënjohjen familjes Musliu për kontributin e tyre historik dhe për punën e pakursyer në të tashmen, si dhe përkrahjen në përpjekjen e tyre të vyer për një të ardhme më të ndritur për gjithë Luginën dhe shqiptarët.

/e.rr

Next Post
“Shembja e Teatrit Kombëtar provokim i rëndë”/ Meta akuza qeverisë: Po sundon në paligjshmëri të plotë

Meta kritika KKIE-së për planin mbi procesin e anëtarësimit: Duhet t’i qëndrojë 15 kushteve të BE, po cënohet besueshmëria e procesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com