Shqiptari i “Agimit të Artë” Robert Haidi duhet të paraqitet të hënën në Komisariatin e Policisë Sarandë, shkruan gazeta Dita.
Oficeri i Policisë Gjyqësore në këtë qytet ka firmosur edhe fletë-thirrjen për Robert Haidin.
Haidi është një emër i njohur për të gjithë shqiptarët. Në tre vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës, Robert Haidi u shoqërua në policinë e Sarandës, pasi rezulton të ketë qenë i pranishëm gjatë momentit kur në varrin e Aristotel Gumës u lexua deklarata e “Agimit të Artë” që u zotua të “çlirojë” Himarën.
Berti i “Agimit të Artë” nga Lukova ka ngjallur çudi në mediat greke, për faktin se është një jogrek dhe aderon në një parti ekstremiste, që lufton me forcë kundër të huajve.
Roberto Haidi ka deklaruar se ka bërë testin e ADNsë dhe është provuar se është një grek i vërtetë.
Historiani Arben Llalla ka shkuar se Agimi i Artë si organizatë u themelua në vitin 1985, ndërsa që në vitin 1980, botonte revistën e saj me të njëjtin emër. Revista botohet jo rregullisht dhe në përgjithësi kishte përmbajtje të ideologjisë naziste.
Por kush janë themeluesit e kësaj organizate që sot çirret për një luftë me Shqipërinë dhe kanë tërhequr vëmendjen e shtypit dhe institucioneve shqiptare?
Kjo lëvizje në fillim u bë streha e të rinjve që simpatizonin diktatorin ushtarak Gjeorgjio Papadhopulos i cili edhe ky si shumë drejtues të shtetit grek ishte arvanitas. Bërthama e ngushtë e Agimit të Artë nga viti 1985 e deri nga mesi i viteve 1990 përbëhej nga tre arvanitas, numri një ishte Nikolaos Mihalolakos i lindur më 1957, një ushtarak në rezervë, numri dy ishte arvanitasi tjetër nga Morea, Andoni Andruçopulos i lindur më 1966, në Karakas të Venezuelës i njohur me emrin Periandros, numri tre ishte shqiptari nga çamëria Kristo Papa, nga fshati Lypa e Sulit të Janinës. Të tre këta drejtues të Agimit të Artë i lidhnin shumë gjëra me njeri tjetrit.
DITA