Hillary Clinton fitoi dje primaret demokrate në ishullin e Porto Rikos, duke iu afruar maxhorancës së nevojshme të delegatëve për të marrë përfaqësinë në presidenciale.
Ish-sekretarja e Shtetit u shpall fituese nga kanalet televizive CNN dhe NBC, më shumë se gjashtë orë pas mbylljes së qendrave të votimeve në këtë territor amerikan që merr pjesë në primare, por jo në zgjedhjet presidenciale.
Nga ana tjetër edhe gjashtë shtete, mes të cilave edhe Kalifornia, do të votojnë në primaret demokrate, ndërkohë që Hillary Clinton i duhen edhe 60 delegatë nga 694 që kanë mbetur. (java / r.a)