• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Clinton apo Trump? “Kokë më kokë” drejt finishit…

by A R
07/11/2016 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur na ndajnë vetëm disa orë nga dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, fushatat e republikanit Donald Trump dhe demokrates Hillary Clinton, janë duke shprehur besim dhe optimizëm lidhur me rezultatin e garës presidenciale të së martës. Siç njofton korrepondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman, edhe pse anketat më të fundit tregojnë se Hillary Clinton udhëheq garën në shkallë kombëtare me një diferencë të vogël nga rivali i tij, rezultati mund të përcaktohet nga pjesëmarrja në votime në rreth 12 shtete të pavendosura.

Në përpjekjet e minutës së fundit për të siguruar vota, Donald Trump, dy ditët e fundit ka patur një ngarkesë të madhe – të dielën ai vizitoi 5 shtete të ndryshme – ndërsa Hillary Clinton, për t’u dhënë energji përkrahësve të saj pati mbështetjen e njerëzve të famshëm, si këngëtarja e muzikës pop Katy Perry, apo Presidenti i Barack Obama.

“Po i përkushtohemi me gjithë zemër dhe me energjitë tona fazës përfundimtare të këtyre zgjedhjeve, për këtë kemi nevojë për ndihmën tuaj.”– tha zonja Clinton.

“Nëse i fitojmë zgjedhjet e 8 nëntorit dhe arrijmë të kemi shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, më në fund mund të realizojmë ndryshimin që meriton populli amerikan.”– tha Donald Trump.

Përfaqësuesit e të dyja fushatave thonë secili, se presin të dalin fitues të martën:

“Nuk ka dyshim, që gjatë ditëve të fundit Donald Trump ka siguruar mbështetje të madhe. Pra, jemi mjaft mirë.”

“Jemi mjaft mirë, kemi siguruar mjaft mbështetje. Kemi një punë të madhe përpara dhe një milion vullnetarë në të gjithë vendin, të cilët punojnë për ne.”

Votimet e hershme në shtete të rëndësishme mund ta kenë përcaktuar tashëm kahun e balancës, si psh në Nevada, ku duket se kanë votuar një numër i madh hispanikësh, të cilët mund t’ja japin fitoren zonjës Clinton. Ndërsa Trump, pret të ketë siguruar shumicën nga pjesmarrja e madhe e punonjësve të bardhë në shtete qendrore si Ohio.

Trumpit mendohet se e ka më të vështirë fitoren se rivalja e tij, por vëzhguesit thonë se e marta mund të tregojë një rezultat të ndryshëm nga anketat.

“Nëse Clinton do të siguronte 3 për qind më tepër vota se sa parashikonin anketat, do të kishim një fitore të rëndësishme të saj; por në se ndodh ndryshe, atëhere Trump mund t’i fitojë me lehtësi votat elektorale.” – thotë vëzhguesi.

Dhe, në se sezoni i fushatës ndryshon vazhdimisht, për asnjërin nga kandidatët nuk mund të shmanget një e papritur e minutës së fundit; nuk përjashtohet as mundësia për ndonjë zbulim të ri që të pushtojë mediat, ndërsa miliona njerëz shkojnë në votime./VOA/a.m.

Next Post
Efektet tepër pozitive të masazhit mes vetullave

Efektet tepër pozitive të masazhit mes vetullave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, përplasje e akuza në gjyq/ Ramazan Rraja: Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë të madhe. Donin t’më vrisnin familjen, por..

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, përplasje e akuza në gjyq/ Ramazan Rraja: Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë të madhe. Donin t’më vrisnin familjen, por..

January 12, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Adem Demaçi, kategori konceptuale e shtetformimit

January 12, 2026
Zhvillohet sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risia e këtij viti

Matura Shtetërore 2026/ Publikohen nga Ministria e Arsimit datat e provimeve

January 12, 2026
Durrës, braktisja e 3 fëmijëve të mitur/ Zbardhet e plotë dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kam pasur asnjë mbështetje. Me ish-bashkëshortin…

Durrës, braktisja e 3 fëmijëve të mitur/ Zbardhet e plotë dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kam pasur asnjë mbështetje. Me ish-bashkëshortin…

January 12, 2026
“Turp, Turp! Mos recito, ku janë dëmshpërblimet?!”/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq për përmbytjet. Fermerët: Duam përgjigje

“Turp, Turp! Mos recito, ku janë dëmshpërblimet?!”/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq për përmbytjet. Fermerët: Duam përgjigje

January 12, 2026
Rama: Parku eolik i Tropojës për 12 muaj duhet të hyjë në rrjetin e prodhuesve

Rama: Parku eolik i Tropojës për 12 muaj duhet të hyjë në rrjetin e prodhuesve

January 12, 2026
FOTOT-Plagosja me armë zjarri e dy shqiptarëve në Greqi/ Detajet nga atentati, një person hyri në lokal dhe…

FOTOT-Plagosja me armë zjarri e dy shqiptarëve në Greqi/ Detajet nga atentati, një person hyri në lokal dhe…

January 12, 2026
Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

January 12, 2026
Eksperti: Pse është e vështirë që regjimi në Iran të bjerë si në Siri?

Eksperti: Pse është e vështirë që regjimi në Iran të bjerë si në Siri?

January 12, 2026
“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In