• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Clifford Chance: S’ kemi asnjë të dhënë që lidh Metën me aferën CEZ-DIA

by A R
27/01/2016 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari i OSHEE-së në arbitrazhin kundër DIA-s, Tim Shcreiber ka dërguar një letër drejtuar qeverisë shqiptare, ku sqaron se Kryeparlamentari Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me aferën CEZ-DIA.

“Ju do të kuptoni që ne na duhej të qëndronim të tërhequr nga reagimi në detaje ndaj supozimeve të tilla të medias, në këndvështrim të procedurave në vazhdim të arbitrazhit, por ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh Z.Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktualë.”- shkruhet në letër.

Tim Shcreiber thekson në letër se është për të ardhur keq që procesi dhe gjyqi i arbitrazhit kundër DIA-s rrodhi në media, duke përfshirë edhe emrin e kryeparlamentarit.

“Eshtë për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashikimet tona rrodhën në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të nderuarit kryetar të parlamentit të Shqipërisë me akuzën e korrupsionit”.

“Clifford Chance” në këtë letër vlerësoi dhe performancën e shkëlqyer të ekipit të brendshëm të OSHEE-së duke përmendur dhe emra konkretë.

Letra është dërguar në adresë të ministrit të Energjitikës z. Damian Gjiknuri dhe Administratorit të OSHEE, z. Adrian Çela.

“Clifford Chance’ është zyra ligjore e OSHEE, zyrë e cila më 3 shtator të vitit 2015 u citua nga BIRN në një artikull me titull se ‘Meta mori ryshfet nga një biznesmen i akuzuar për mashtrim’.

LETRA E PLOTE NE SHQIP

Të nderuar zotërinj,

Unë po ju shkruaj në kapacitetin tim si këshilltar i OSHEE-së në arbitrazhin kundër DIA, i lidhur me cështjen e marrëveshjes së mbledhjes së borxheve mbi bazën e së cilës DIA kërkonte mbi 130 milion EURO ose OSHEE përpara Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Vienë (VIAC Case No. SCH-5317).

Mosmarrëveshja ishte zgjidhur që në Dhjetor 2014, por marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim u sfidua nga një aksioner i supozuar i DIA-s, ç’ka çoi në procedime gjyqësore paralele në Ishujt Virgjin Britanik dhe në një vazhdim të procedimit në arbitrazh. Sikurse jeni në dijeni, Gjykata e Arbitrazhit më datë 14 Dhjetor 2015 përfundimisht deklaroi të vlefshme zgjidhjen me mirëkuptim mes palëve dhe refuzoi kërkesën e DIA-s në tërësinë e saj.

Dëshiroj të përfitoj nga rasti. T’ju përgëzoj ju për këtë sukses dhe t’ju falënderoj sinqerisht për mbështetjen tuaj të vazhdueshme për mbrojtjen e OSHEE-së.

Do të dëshiroja gjithashtu të vija në dukje performancën e shkëlqyer të ekipit të brendshëm të OSHEE-së:

Romeo Karaj kuptoi dimensionin e mashtrimit të DIA-s dhe mori vendimin kurajoz t’i kundërvihej paligjshmërisë së dukshme dhe të zhvillonte një strategji mbrojtje e cila rezultoi e suksesshme që me lëvizjen e parë (marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim).

Z Rezart Ruci dëshmoi të ishte një manaxher mosmarrëveshjesh i shkëlqyer dhe me besueshmëri të lartë, i cili u kujdes për pjesën operative të mbrojtjes me një kuptim shumë të mirë për cështjet ligjore dhe gjykim të shkëlqyer në mjaft situata të vështira.

Znj.Gentiana Gica kontribuoi me ide fituese për parashtrimet tona dhe njohuri të thella të çështjes; njohja e shkëlqyer e saj e gjuhës angleze ishte e pazëvendësueshme në këtë mosmarrëveshje ndërkombëtare.

Të tre së bashku meritojnë meritën për ndjekjen e pakursyer të mbrojtjes së OSHEE-së. Ata me kurajo ndihmuan në zbatimin e sundimit të ligjit dhe shmangien e një dëmi të konsiderueshëm për kompaninë dhe mbi të gjitha për popullin shqiptar.

Siç është tipike në raste të tilla, ne na është dashur të merremi me fakte, supozime dhe dyshime të ndryshme. Kokëfortësia e gënjeshtrave të prezantuara nga oponentët na detyruan ne të reagojmë, por në të kundërt të asaj çka pala tjetër ka supozuar pas rrjedhjes së informacionit të vizitës tonë tek prokurorët në Tiranë, në tetor 2013, ne nuk kemi bërë asnjë akuzë të pagjetur.

Në këtë dritë është për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashikimet tona rrodhën në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të nderuarit kryetar të parlamentit të Shqipërisë me akuzën e korrupsionit.

Kjo gjë ka qenë qartësisht e pajustifikueshme mbi bazën e parashikimeve tona. Ju do të kuptoni që ne na duhej të qëndronim të tërhequr nga reagimi në detaje ndaj supozimeve të tilla të medias, në këndvështrim të procedurave në vazhdim të arbitrazhit, por ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh Z.Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktualë. Në çdo rast, përfshirë përpjekjen e fundit frenetike të oponentëve të OSHEE-së, për të shkaktuar konfuzion publik, ato dështuan dhe procedimi përfundoi me dhënien e vendimit përfundimtar të arbitrazhit me datë 14 dhjetor 2015.

Unë dhe njëherë ju përcjell përgëzimet e të gjithë ekipit të Cliffort Chance-ishte një nder të shërbenim në këtë rast.

Capture Capture1

Next Post

Preç Zogaj: Nata e 21 janarit dhe vrasja e Aleks Nikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In