• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Clark në Hagë: Pas vrasjes së familjes Jashari, më thanë se shqiptarët do përgjigjeshin

by A R
17/11/2025 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-komandanti i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark, ka filluar dëshminë e tij në Hagë si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai u ndal te momenti kur u raportua për vrasjen e familjes Jashari, ngjarje që, sipas tij, paralajmëroi përshkallëzim të konfliktit.

Clark tregoi se ndodhej në Maqedoninë e Veriut, në ditët e para të marsit, për të inspektuar një Task-Forcë amerikane në kufi, kur mori një telefonatë urgjente nga ambasadori amerikan në Shkup, Chris Hill. “Menjëherë më merr në telefon ambasadori Chris Hill dhe më thotë se duhej të flisja me presidentin e Maqedonisë së Veriut”, tha Clark.

Ai shtoi se presidenti maqedonas i asaj kohe, Kiro Gligorov, e paralajmëroi për pasojat e rënda që do të sillte lajmi i masakrës. “Kisha dëgjuar raporte se ishte vrarë familja Jasharajve, por presidenti Gligorov më tha se tani do të fillojë një konflikt për shkak të kësaj, kjo vrasje do të nxisë një konflikt”, deklaroi Clark.

Clark theksoi se, sipas Gligorovit, reagimi i shqiptarëve do të ishte i pashmangshëm.

“Më tha se shqiptarët do të kundërpërgjigjen, shqiptarët nuk ta pranojnë këtë që ndodhi, shqiptarët do t’i rezistojnë kësaj vrasjeje”.

Wesley Clark tregon si lindi plani për ndërhyrje, pas masakrave serbe

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka nisur dëshminë e tij sot më 17 nëntor, në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku përshkroi përshkallëzimin e situatës në Kosovë gjatë viteve ’98–’99. Ai tha se sulmet serbe ndaj popullsisë civile po shtoheshin me shpejtësi, duke ngritur alarmin në nivelet më të larta të diplomacisë amerikane.

Clark tregoi se, në atë kohë, NATO nuk kishte ende mandat për veprim. “Unë mendova se e dija se çfarë duhej bërë në këto kushte, por sipas procedurave të NATO-s, nuk kishim asnjë autoritet, nuk kishte plane konkrete,” deklaroi ai. Clark shtoi se çështjen e kishte diskutuar vetëm me sekretarin amerikan të shtetit. “Më udhëzuan Shtetet e Bashkuara të mos flisja me askënd tjetër”, theksoi Clark.

Ai kujtoi gjithashtu se në pranverën e vitit 1998 i ishte kërkuar të hartonte një strategji paraprake për situatën që po përkeqësohej.

“Aty lindi nevoja që të përgatitet një plan,” u shpreh Clark, duke nënvizuar se askush nuk e kishte sqaruar nëse ministritë e jashtme apo ato të mbrojtjes ishin përfshirë në këtë proces.

Next Post
Emigracioni ilegal/ Britania e Madhe pritet të aplikojë letërnjoftimet digjitale, preken edhe shqiptarët

Leje qëndrimi vetëm pas 20 vitesh, Britania shpall politikën më të ashpër të azilit në vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

September 29, 2026
Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

September 29, 2026
Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

September 29, 2026
“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

September 29, 2026
U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

September 29, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“Duan të mos kandidoj në zgjedhje”, akuza e Salianjit: Teatër në Kushtetuese, vendimi është marrë

September 29, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

September 29, 2026
Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

September 29, 2026
Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

September 29, 2026
Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com