• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Cjepërit brirë më brirë…”, Spiropali reagon pas dështimit të mbledhjes së “Zgjedhores”

by A R
19/01/2024 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elisa Spiropali ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook pas dështimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Sipas Spiropalit, Partia Socialiste mirëpret çdo ide apo platformë alternative të të gjithë deputetëve, që nuk i drejtohen komisionit në fjalë nga ballkoni apo nga gryka e bilbilave, por askush nuk bën mirë ta harrojë se edhe Partia Socialiste ka idetë e veta.

“Nëse Komisioni i Reformës Zgjedhore është “instrument për t’u përballur me këtë qeveri dhe këtë kryeministër”, atëherë kush e mendon pa teklif kështu ka dy rrugë:

Ose të përgatitet që tani për dështimin e afërt në këtë “përballje” – e bashkë me dështimin të përballet edhe me mbylljen e epokës së komisioneve bipartizane për reforma zgjedhore – ose të ndryshojë pa humbur kohë konceptimin e gabuar të një instance të tillë, duke e kuptuar tani, shpejt, se komisionet e ngritura për produkte ligjore konsensuale, nuk ngrihen për t’u përballur cjepërit brirë më brirë, po për të dialoguar kundërshtarët politikë në kërkim të kompromiseve të pranuara nga palët e përfshira në komision.

Partia Socialiste mirëpret çdo ide apo platformë alternative të të gjithë deputetëve, që nuk i drejtohen komisionit në fjalë nga ballkoni apo nga gryka e bilbilave, por askush nuk bën mirë ta harrojë se edhe Partia Socialiste ka idetë e veta.

Ndërsa përballjen me këtë qeveri dhe këtë kryeministër, opozitat e disata që kemi në parlamentin e sotëm të karrigeve përmbys, flakadanëve tymhava apo gjumashëve kokëvarur, do ta kenë në qershorin e vitit të ardhshëm. Jo në komisionin e reformës zgjedhore. E patjetër që do të kenë mundësinë ta realizojnë dhe ta shijojnë deri në fund, siç e kanë realizuar dhe shijuar në 8 përballjet e fundit zgjedhore që nga viti 2013.”, shkruan Spiropali në reagimin e saj.

/a.r

Next Post
Bylykbashi për 14 majin: KQZ ka dy zgjedhje, të pranojë falsitetin ose të refuzojë…

Reforma Zgjedhore/ 'Rithemelimi' thirrje Kuvendit: Duhet të jemi ne në tryezë, përndryshe...

Comments 1

  1. M.B . says:
    2 years ago

    Ju jeni hajdute klasike.Mire thoshte Bujar Asqeriu qe ju edhe stilolapsin e doni me e rrujt por ky popull do duroj por po u ngrit do ju shkelin me kembe Laduta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth kërkesave politike dhe patetike të protestës

June 5, 2026
‘Pse na keni harruar?’/ I riu me aftësi të kufizuara shpërthen ndaj qeverisë në protestë: Na keni marrë frymën për 35 vite

‘Pse na keni harruar?’/ I riu me aftësi të kufizuara shpërthen ndaj qeverisë në protestë: Na keni marrë frymën për 35 vite

June 5, 2026
‘Shqipëria nuk është në shitje’, aktori Mehdi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

‘Shqipëria nuk është në shitje’, aktori Mehdi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

June 5, 2026
Momente paniku në Bulevard/ Humb një fëmijë, protestuesit bashkëpunojnë për gjetjen e tij

Momente paniku në Bulevard/ Humb një fëmijë, protestuesit bashkëpunojnë për gjetjen e tij

June 5, 2026
“Tërheqja zvarrë, ngjarje e neveritshme”, Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet

“Tërheqja zvarrë, ngjarje e neveritshme”, Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet

June 5, 2026
‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses para Kryeministrisë: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses para Kryeministrisë: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

June 5, 2026
Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Kërcënoi me thikë policin tek Casa Italia/ Tiranë, arrestohet 38-vjeçari Dorian Kasa

June 5, 2026
Takimi me Ramën në Zvërnec, banori: Ne jemi pro investimit, se nuk duam të rrimë si dikur. Por kërkojmë të drejtën e pronës

Takimi me Ramën në Zvërnec, banori: Ne jemi pro investimit, se nuk duam të rrimë si dikur. Por kërkojmë të drejtën e pronës

June 5, 2026
Kompanitë evropiane vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimet në Kinë

Kompanitë evropiane vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimet në Kinë

June 5, 2026
‘Revolucion’, qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

‘Revolucion’, qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In