• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ç’janë këto gjamë që po i bjen era” dhe kthimi i Parlamnetit të Kosovës në bunker

by Sefer Pasha
20/06/2025 20:38
Autori: Sefer Pasha

Autori: Sefer Pasha

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sefer Pasha

Kohët e fundit ka disa lajme të thukta që ndërkallen e të trondisin si në motërzime. Një është ai që përflitet mbi disllokimin e ushtrisë serbe në kufi dhe deklaratat e Vuçiçit sidomos tani që ka nisur lufta mes Izraelit dhe Iranit. Ushtarët serb në veri të Mitrovicës e nisin stërvitjen me këngën ruse:- “Gjëmon rrufeja e fitores!”. Është një refren i vjetër. Ata po demonstrojnë forcë. Ukshin Hoti në librin “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”të redaktuar nga Moikom Zeqo, në esenë “Fjetja e problemeve të Kosovës”, në faqen 246 në një përplasje me një çift serbësh ua thotë troç: – “Do të kemi luftë”. Por Ukshin Hotin e rrëmbyen serbët kur e nxorën nga burgi i Itogut më 16 maj 1999 dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e tij. Nëse Ukshin Hoti do të ishte në Kosovë tani që ushtria e Vuçiçit është afruar në kufi ne do ta pyesnim sërish:- “Do të kemi luftë?!”.

Po kë të pyesish në Parlamentin e Kosovës, i cili është kthyer në një lëm për qeraxhillëk. Një proverb thotë: – “Fshati digjet e kurva krihet”. Ç’plane ka Vuçiç? Askush nuk e di se kur ushtria serbe do të sulmojë me tanke e avjon për të dal në Qafën e Morinës në Kukës. Enver Hoxha e dinte nga Zbulimi i Jashtëm se kur do të fillonin demonstratat e studentëve të vitit 1981 në Kosovë. Po përse Parlamenti i Kosovës është i përfshirë në këtë teatër absurd?. Albulena Haxhiu që është bërë yll i spektaklit nuk është Zhan D’Ark. Qysh tani të mendohet që disa qytete në Kosovë duhet të bunkerizohen. Në socjalizëm në një stërvitje i gjithë qyteti i Kukësit për tre minuta u fut në strehim. Në bulevard mbetën vetëm shpendët. Në vitin 1909 erdhi në Kukës tek Syl Elezi studjuesi francez Gabriel Louis – Lary. Syl Elezi e mbajti një muaj me të gjitha të mirat. Kur studjuesi do të ikte u tha se sa dollar donin që ai t’jua dërgonte nga Franca. Asnjë dollar nuk duam iu përgjigjën të zotët e shtëpisë. Na dërgo vetëm një malher turk. .

Parlamentarëve të Kosovës po ju kujtoj një ngjarje që u ka ndodhur ushtarëve të Odiseut. Armiqtë trupave të Odiseut u hodhën në çajin e mëngjesit një bar me veti magjike që quhej Lotus. Po ta hidhje Lotusin në çajin e mëngjesit menjëherë harroje atdheun. Por ushtarët e Odiseut nuk e pinë çajin me barin mgjik Lotues dhe nuk e harruan atdheun. Ata u kthyen në Itakë. Ky është një detaj që e ka treguar Bekim Fehmiu kur hëngri një drekë me miqtë që e shoqëronin tek Rrapi i Libohovës në vitin 1972.

Si ushtark me përvojë po sjell një shëmbull. Me të filluar demonstrat e studentëve të vitit 1981 në Prishtinë Enver Hoxha dha urdhër që topat e kalibrit të rëndë të ngjten në majën e malit të Pashtrikut në lartësinë 2. 200 metra. Dhe kështu u bë. Qindra forca i ngjitën armët e rënda në male. Jo vetëm në Pashtrik, por në Kallabak, Koritnik, në Qafën e Prushit, në malin e Rosit e deri tek Qafa e Shelgëve, ku duken në pëllëmbë të dorës Plava dhe Guxia. Shqipëria në socjalizëm kishte rezerva ushqimore dhe armatim për 15 vjet. Që të mos punohej asnjë orë. Sot Kosova i ka hambarët bosh.

Këmbëngulja e zotit Kurti për konstituimin e Parlamentit është një asgjë e madhe. Pas 25 vjen 26 – ta 27 -28 ….30, 40… e kështu me rradhë. Deputetët e opozitës në kohën e lirë i kanë kujtuar Kurtit vargun e një poeti që thotë se “po vijnë barbarët”. Dhe barbarët[serbët] sapo të vijnë konstutuimin e Kuvendit e bëjnë vet. Kobi i përjetshëm po troket në dritaret e kufirit me Serbinë. Jo! Parlamenti nuk është mauzole. Kur Odise Paskali një mbasdite në qytetin e Kukësit po mundohej për drejtimin se nga do t’ja vendoste fytyrën bustit të Skënderbeut një hasjan që po kalonte aty me kal i tha skulptorit: – Këndej, këndej vendosja fytyrën Skënderbeut. Të shikojë Kosovën.

Me skenarin që po ndiqet në Paralament qeshin dhe cjepët e egër anës Drinit të Bardhë. A ka mister në atë që po ndodh? Po ka mister dhe spiunazh. Kosova ka qenë mbretëri spiunësh. Libri më i shitur në Serbi është ai i Vasa Çubriloviçit mbi shpërnguljen e Kosovarëve. Serbët nuk largohen nga kufiri pa ju kalbur kokallat. Nuk mbahet shteti me lulkat absurde për Albulena Haxhiun. Një autor i dëgjuar thotë: – “Jam i lumtur se në jetë nuk u zvarrita si një krimb”- Parlamenti është pasqyra. Aty e shikojnë veten dhe shqiponjat dhe korbat. Parlamenti nuk është as katua, as qymez dhe as vend për azilant e për të marë spaleta.

Kryeministri kërkon të shndërrohet me zor në hyjni, në Boletin, Hasan Prishtinë e në Adem Jashar. Po nuk ka vepër. Varka për të shkuar tek Boletni dhe Adem Jashari nuk janë dredhitë e të manevruarit si një “jago” brenda në Parlament. Kohët kanë ndryshuar. Nuk është më ajo UDB -ja e dikurëshme. Poetja dhe arkelogja Edi Shukriu në librin “Pasqyra e Thyer” shkruan: -“Shumë shqiptar ishin dërguar në burgje për një vjershë, për një fjali….”. Jo. -Tani kërëcon tanku e mortaja.

Ka shumë këngë për universin kosovar. Po vargu homerik “Ç’janë këto gjamë që po i bien era?” nuk gjendet në eposin e këngëve të Ballkanit. Jeta në Kosovë në luftë me serbët ka sjell vetëm gjëma. Dhe era e maleve ka prurë tmerre. Pushtimi i teritorit nga serbët, vrasje, rrëmbime, burgime, përvëlime dhe hedhje të makinave frigoriferike me kufoma në Danub. Për të gjitha këto krime era ishte korjerja. Dhe gjithë jetën kosovarët në ankth pyesnin: – “Ç’janë këto gjamë që po i sjell era?”. A marin vesh deputet e Kosovës se serbët pas luftës Izarel – Iran po e preesin më shpejt të mëpastajmen. Po ku marin vesh “aktorët” e Parlamentit të Kosovës, që për dreq po jetojnë në një botë surreale. Situata kërkon që të përgatitemi për luftë. Në cdo shtëpi të ndërtojmë strehime. Bunkerët e Qafës së Morinës dhe ata anës Drinit janë të paprekur. Strehojnë së paku 100 000 prizrenas. Edhe kur i bombardojë gabimisht gjenerali Klark ata nuk u shpërbën. Sa qesharak të duket tani filmi “Kolonel Bunker”.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Qershor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksioni i IKMT bashkë me policët, momenti kur mjetet e rënda u sulmuan me bomba molotov (VIDEO)

Aksioni i IKMT bashkë me policët, momenti kur mjetet e rënda u sulmuan me bomba molotov (VIDEO)

July 13, 2025
U përplas me policët në Theth, Luçiano Boçi: Prishjet janë selektive, pas bregdetit Rama po rrëmben edhe malin

U përplas me policët në Theth, Luçiano Boçi: Prishjet janë selektive, pas bregdetit Rama po rrëmben edhe malin

July 13, 2025
“Kush është kjo vajza që kritikoi shkrimtarin e madh… ”, botuesja tregon letrën që i shkroi Dritëro Agolli

“Kush është kjo vajza që kritikoi shkrimtarin e madh… ”, botuesja tregon letrën që i shkroi Dritëro Agolli

July 13, 2025
“Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime”/ DW publikon intervistën e diplomatit Werner Daum në 2010

“Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime”/ DW publikon intervistën e diplomatit Werner Daum në 2010

July 13, 2025
Nuk deklaroi 2.3 mln të ardhura gjatë 5 viteve, Tatimet kallëzojnë në Prokurori pronarët e hotelit në Velipojë

Nuk deklaroi 2.3 mln të ardhura gjatë 5 viteve, Tatimet kallëzojnë në Prokurori pronarët e hotelit në Velipojë

July 13, 2025
Presidenti Begaj në Ohër: Faktori shqiptar në RMV, urë lidhëse dhe garanci për progresin e marrëdhënieve

Presidenti Begaj në Ohër: Faktori shqiptar në RMV, urë lidhëse dhe garanci për progresin e marrëdhënieve

July 13, 2025
Vijon aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje por nuk mungojnë tensionet

Vijon aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje por nuk mungojnë tensionet

July 13, 2025
“Pamje më të rënda se Thethi i kemi parë në Hamallajn e Kakomenë e Berishës”, gazetari: PD e bëri ‘lesh e li’ pronën!

“Pamje më të rënda se Thethi i kemi parë në Hamallajn e Kakomenë e Berishës”, gazetari: PD e bëri ‘lesh e li’ pronën!

July 13, 2025
“Sot fitoi Himara!”/ Tavo fiton garën për numrin 1 të bashkisë, nuk harron “premtimin” për Gjikurinë: I mikpritur të jetë nënkryetar

Shkarkimet, Tavo: Jam më radikal se Rama! Çdo punonjës shteti ta konsiderojë veten shërbëtor

July 12, 2025
“Predha e raketa balistike”, Kievi ngre alarmin: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

“Predha e raketa balistike”, Kievi ngre alarmin: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

July 12, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com