City gati 27 milionë euro në sezon për Guardiolën
Manchester City është gati të bëjë cmendurira për të transferuar Pep Guardiolën në Etihad Stadium verën e ardhshme. Citizens, gjatë ketij sezoni do t’i propozojnë trajnerit aktual të Bayernit të Mynihut një kontratë pesëvjecare nga e cila spanjolli do të përfitojë 27 milionë Euro në vit. Pra bëhet fjalë për një marrevshje që kap vlerën e 140 milionë Eurove, e cila mund të konkretizohet vetëm pas përfundimit të kontratës së Manuel Pellegrinit. Klubi anglez është interesuar prej kohës për teknikun katalan, por sipas mediave angleze, këtë radhë oferta është e parezistueshme.
Fakti që Guardiola e ka bërë të qartë se aventura e tij në krye të Bayernit do të mbyllet në Qershor të 2016 e ka nxitur Manchester Cityn të dalë hapur duke zbuluar edhe ofertën faraonike prej 27 milionësh në vit. Një investim total prej 140 milionësh e paprecedent, një cmenduri e vërtetë që mund të zyrtarizohet muajt e ardhshëm./ssport