Manchester City i Pep Guardiolas ka vijuar me formën e mirë në Premierligë.
Në javën e nëntë të kampionatit, Cityzens triumfuan 3:0 në shtëpi kundër Burnley, në një ndeshje të veçantë për Sergio Agueron që realizoi golin e parë në këtë ndeshje dhe të 177-in me fanellën e Cityt, duke barazuar legjendën Eric Brook në listën e golashënuesve më të mirë në histori të klubit.
Dy golat tjerë për ekipin e Guardiolas i shënuan Nicolas Otamendi, në minutën e 73’të dhe Leroy Sane, në minutën e 75’të.
Pas kësaj fitore, City ka shkuar në kuotën e 25 pikëve, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt Manchester United, që humbi 2:1 nga Huddersfield Town. /a.m.