Kryeministri grek Aleksis Cipras dhe homologu i tij turk, Ahmet Davutoglu, kanë shpërndarë sot trëndafila për gratë gazetare. Veç luleve nuk kanë munguar as fotografitë dhe buzëqeshjet nga ana e dy krerëve të qeverisë, që janë takuar sot në Ankara. Gjestet janë bërë pas bisedimeve të gjata dhe të tensionuara për çështjen e refugjatëve. Cipras po merr pjesë në Këshillin e Lartë Turk për Bashkëpunim më Greqinë, ku në qendër të bisedimeve do të jetë edhe përmirësimi I marrëdhënieve të dy palëve.