• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe: “Furtuna” Blushi?! Asgjë e re, PS debaton gjithnjë me tone të larta

by A R
08/03/2016 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak para nisjes të takimit në Elbasan për anëtarësimet e reja në PS, kryeministri Edi Rama i ka dhënë dorën deputetit Ben Blushi, për t’i dhënë mesazhin sallës që kundërshtoi prezencën e socialistit, se ky takim nuk kishte në thelb betejën mes dy njerëzve. Këtë detaj e rrëfeu në emisionion “45 Minuta” në Report TV, kreu i Komisionit të Ekonomisë, deputeti socialist Erion Braçe.

Intervista e plote:

Çfarë po ndodh në PS?
Asgjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë. Është normalitet në PS të ketë debat dhe tone të ngritura dhe çdo gjë të zgjidhet qetësisht në fund fare.

Ishte normale sjellja ndaj deputetit Blushi në Elbasan?
Kam dëgjuar shumë versione për të. Kam lënë seancën e Kuvendit për ta ndjekur live atë që ndodhi në Elbasan. Pastaj kam dëgjuar versionin e deputetit Blushi pas aktivitetit, kam dëgjuar edhe sqarimet dje në grupin parlamentar në PS nga kolegët. Kam marrë dhe informacion nga kolegët deputetë në komisionin tim. Ashtu si cilido tjetër prezent në atë ambiente publik edhe unë do preferoja të dëgjohesha, të pyetesha e të debatoja me cilindo që mendon ndryshe nga ne, në një sallë jo fort komode për shkak të madhësisë së saj dhe prezencës shumë të madhe në sallë.  Për ne që jemi ofiqarë në PS kur dalim të flasim para një turme duhet të mendojmë së pari për ata, jo për veten dhe ambicien tonë, që do të thotë para asaj salle shumica jonë do të japë llogari, të jetë e përulur, jo agresive.

Këtu fut edhe Blushin?
Pa diskutim, kur fus veten time nuk llogaris asnjë njeri.

Kur flet para saj salle duhet të kesh në radhë të parë hallet e atyre njerëzve dhe në fund fare duhet të mendosh për ambicien tënde apo interesat e tu. Është i papranueshëm një reagim i tillë,që mos të lejohet tjetri të thotë mendimin e tij, ashtu siç është e papranueshme që nga fuqia që më jep mikrofoni të sulmoj cilindo në atë sallë dhe të hakmerrem për sjelljen e tjetrit përmes mikrofonit. Na takon ne ofiqarëve të jemi të përulur ndaj atyre që na sollën në pushtet.

Unë dje mësova që deputeti Blushi ka hyrë vetëm në sallë dhe të tjerët kanë qëndruar jashtë për të pritur kryeministrin, zëvendëskryeministrin e pjesëmarrësit e tjerë. Kryetari i PS-së me të mësuar këtë fakt ka hyrë brenda i ka dhënë dorën në prezencë të të gjithëve për t’i dhënë mesazh gjithë sallës. Që para se të hynin kryeministri e të ftuarit në sallë, të pranishmit e kishin dhënë reagimin e tyre ndaj Blushit. Rama i dha dorën për të dhënë mesazhin që nuk kemi ardhur me mesazhin për betejë mes dy njerëzve. Duhet të kuptojmë që ka një specifikë të atij deputeti me atë komunitet atje, e që përgjegjësia duhet parë tek deputeti. Ashtu siç Balla i ka kërkuar gjithë sallës ta dëgjojnë me vëmendje. Është prishur gjithë axhenda e takimit, i është dhënë fjala zotit Blushi, është çuar zoti Balla dhe ka nxjerrë 2-3 persona jashtë nga salla. Më tej pati shkëmbim agresiv opinionesh brenda sallës ku zhvillohej takimi, në Pallatin e Sportit. PS duhet të forcojë më tej kulturën e të dëgjuarit, të forcojmë brenda vetes kulturën e respektit brend anëtarëve të PS pavarësisht çfarë ai mendon.

Nuk mund të bëhet fjalë për lincim në dritën e atyre gjërave që unë kam mësuar për ngjarjen në Elbasan. Unë jam një nga deputetët që çdo javë jam në zonën time elektorale, nuk ka rast ku unë të jem atje dhe të mos has kundërshtinë e cilitdo socialisti ose jo në zonën time elektorale, kanë halle të jashtëzakonshme. Unë shkoj për çdo javë, mendo të shkoja në dy vjet.

Edhe në mbledhjen e grupit tonet ishin të ashpra…
Tonet kanë qenë të larta por jo të ashpra dhe gjithçka nisi duke u tensionuar vetëm në një pikë në akuzën e Blushit përkundrejt grupit parlamentar të PS, në mënyrë të përsëritur, akuza për fat të keq në një linjë. Ai tha se grupi i PS është i mbushur me kriminelë, në mënyrë të përsëritur për mua fyese, Blushi foli për një grup parlamentar ku ka më shumë pistoleta se sa diploma, ku më shumë dihet të përdoret pistoleta sesa të lexohen libra. Këto tensionuan situatën brenda PS. Është e disata herë ku ne nuk diskutojmë normalisht, se tonet e zotit Blushi kanë qenë tejet agresive dhe jashtë etike. Ngjarja në media është kufizuar vetëm mes Blushit dhe kryetarit Rama, por reagime nga deputetët pati shumë, ka reaguar zonja Kodheli që u sulmua në mënyrë të habitshme nga grupi parlamentar.

Blushit ju kërkua të identifikonte kriminelët mes nesh, dikujtve i tha se kam me ju, se kam me ty…në momentin që sulmon një grup parlamentar të tërë, natyrisht që edhe unë ndihem i prekur. Dhe të konsumohet më shumë se gjysmë ore për t’i treguar këta element kriminal dhe të marr si përgjigje pyetjen “pse votuat në parlament një ligj për dekriminalizimin?” kjo ishte e tepërt.

Deputetë të tjerë janë përjashtuar…
Në parlamentin e Shqipërisë kam parë edhe me shkollë edhe pa shkollë, edhe profesor edhe studentë. Nuk kam parë kurrë që një grup parlamentar të ketë pasur standardin e mbajtjes së qëndrimit kundrejt çdo deputeti që shkel ligjin. Në atë grupin tjetër parlamentar ka pasur njerëz që kanë qëlluar njerëz dhe kurrë në atë parlament nuk është mbajtur qëndrim.

Është vendosur ky standard, që në rastin që një deputet përfshihet në një konflikt të armatosur përjashtohet nga grupi, por kjo nuk e bën grupin më të kriminalizuar, përkundrazi. Kur ka ndodhur në një grup tjetër parlamentar kjo në historinë 25-vjeçare të Kuvendit, ku partia të ketë mbajtur qëndrim kundrejt deputetit që është përfshirë në shkelje të ligjit.

Koco Kokëdhima, perplasja me kryebashkiakun Veliaj…
E vërtetë që zoti Ndreu e ka ngritur si shqetësim, e diskutuam paraprakisht para mbledhjes, për shkak se ashtu erdhën rrethanat ishte zoti Ndreu që mori guximin e foli. Rasti ishte skandaloz që cënon shumë rëndë interesin publik. Nëse Ndreun ngriti këtë shqetësim unë i shtoj dhe predispozitën e institucioneve, përfshi policinë, prokurorinë për ta hetuar këtë rast deri në fund. Nuk ka qenë një marrëdhënie spontane, dhe nuk kanë qenë rastësisht pensionist, një drejtor që për të rritur performancën e ndërmarrjes, të lejojë, urdhërojë apo tolerojë mbifaturim. Prandaj kam kërkuar impenjimin e të gjitha institucioneve për ta hetuar këtë rast, nuk mund të kalojë vetëm me shkarkimin e një drejtori. Duhet hetuar çdo praktikë abuzive që të mos përsëritet më ky rast i mbifaturimit. Në mënyrë të padrejtë nga faqet e një gazete sulmohet kryetari i bashkisë së Tiranës, për një gjë që e ka bërë vërtet drejt dhe duhet ta kishte bërë më herët, se sinjale ka pasur dhe më herët për mënyrën e drejtimit të ndërmarrjes së Ujësjellësit. Nëse deputeti është përfshirë në këtë histori kjo është akoma më e papranueshme.

Por ai është pronar i gazetës…është i orkestruar nga zoti Kokëdhima..
Më duhen prova për këtë gjë, por e quaj të papranueshme edh e sikur deputeti të mos ketë dorë në politikën editoriale të gazetës. Një njeri që ka vëmendje mbi çdo aktivitet të tij natyrisht që nuk duhej ti shpëtonte ky rast.

Do të mundohet ta shuajë njeri këtë konflikt Kokëdhima-Veliaj?
As duhet të ketë konflikt fare. Kryetari i bashkisë është në detyrën e tij. E quaj të papranueshme që deputeti për raste politike të njëanshme…S’është rasti i vetëm, zoti Vasili apo Idrizi apo cilido i apasionuar pas sportit, është e padrejtë në kurriz të taksave të qytetarëve. Reagimi ndaj një institucioni që përpiqet në përputhje me ligjin, s’mund të sulmohet nga pozita individuale që nuk plotësojnë interesat e qytetarëve.

Ju vjen keq për etiketimet ndaj Koço Kokëdhimës “superdeputeti”, “beu i jugut”?
Realisht më vjen keq dhe ja kam thënë vetë zotit Kokëdhima, unë nuk e shoh si “superdeputet”, unë jam kryetar i Komisionit të Ekonomisë, dhe ai aty si anëtar nuk vjen asnjëherë. Ashtu siç në sallën e kuvendit për fat të mirë, komisioni i Ekonomisë ka mbajtur 70 % të debateve në kuvend, për fat të keq Kokëdhima ka mbajtur, ose pak, ose fare fjalë. Unë nuk e shoh si superdeputet duke ndarë këto dy të vërteta për punën në Kuvendin e Shqipërisë. Të harxhosh kohë aq shumë për individë mua më duket e tepërta, se përtej tyre ka jetë në PS dhe sfidoj këdo tjetër. Proces riorganizimi në PS si këtë herë nuk është bërë kurrë në PS. Ka pasur një proces analize në çdo organizatë partie.

Ju mungon vetëm një garë, ajo për kryetarin e PS..
Garë do të kishte nëse do të kishte kandidat. E kam thënë që kjo parti nuk e ka luksin që në vitin vendimtar për reformat, të qeverisjes së saj, të ketë luksin të lë qeverisjen për të përmbushur ambicien e dikujt që nuk thotë dua të jem kryetar i partisë po dua të jem kryeministër, t’i kërkosh sot kryetarit të PS të lërë qeverisjen dhe të shpërndahet lartë e poshtë nëpër Shqipëri. Kryetari i PS përditë ka një axhendë në funksion të qeverisjes së vendit. Nuk ka delegat partie që të jetë zgjedhur duke u pyetur je me Edi Ramën apo jo, kanë zgjedhur si kanë dashur anëtarët e PS-së.

Në 19 mars do të ketë garë nëse vendoset në Kongres?
Nëse kongresi do të vendosë nëse duhet të ketë garë mes kandidatëve do të ketë, nëse do të thotë që do jetë me votë të fshehtë do të ndodhë kjo gjë – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/incidenti-bra-e-rama-mesazh-sall-s-i-dha-dor-n-ben-blushit-345949.html#sthash.hxi5FBHZ.dpuf

Next Post

Angela Martini topless... tregon format e saj të përkryera (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

September 30, 2026
Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

September 30, 2026
Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”

September 30, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 30 shtator 2026: Bricjapi kupton se kush janë njerëzit që i qëndrojnë vërtet pranë

September 30, 2026
Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

September 30, 2026
Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

September 30, 2026
Koreja e Jugut kërkon ndalimin e fortifikimeve kufitare nga Veriu pas plagosjes së ushtarëve nga minat -

Koreja e Jugut kërkon ndalimin e fortifikimeve kufitare nga Veriu pas plagosjes së ushtarëve nga minat –

September 30, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com