• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çipa: Berisha, legjendar i së kaluarës! Meta shpalli veten trashëgimtar të opozitës

by A R
19/04/2024 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Aleksandër Çipa ka analizuar mesazhet e “fshehura” politike në deklaratat e fundit të kreut të Partisë së Lirisë (PL), Ilir Meta. Në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Çipa tha Meta ka patur mesazhe edhe për aleatin e tij politik, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Çipës, përdorimi i fjalës “legjendar” nga Meta i referohet Berishës, teksa thekson se mesazhi që kreu i PL-së përcjellë është se legjendat janë realitet i së shkuarës dhe se lider i opozitës është ai.

“Jemi para një momenti. Meta është rikthyer në krye të partisë së vet politike dhe tani kërkon ta riformalizojë procesin e rithemelimit edhe për shkak të një krize të brendshme që ka partia e vet në raport me bashkëshorten që ka qenë njëkohësisht kryetare e partisë. Nga ana tjetër ka një përballje që është problematike me SPAK. Në momentin e tanishëm, në perceptimin publik, është krijuar  ideja sikur ky arrestimi imagjinar i Metës do të ndodhë nesër, pasnesër, apo edhe që është vonuar. Fakti që është thirrur dy apo tre herë në SPAK në cilësinë e personit në dijeni, këto janë përdorur politikisht.

Aspekti i tretë i rëndësishëm ka të bëjë me faktin. Unë dua të besoj që Meta është politikan i regjur. Ai thotë po përballem me këtë institucionin që përfaqëson sistemin në mënyrën time që të shënohem si politikani i fortë i tranzicionit dhe nga ana tjetër të ndikoj te ky rithemelimi që është Konventa e datës 27. Do të thotë që unë formalizoj në strukturën e vet partinë time, çoj mesazhe te aleati politik, zoti Berisha sepse në këto daljet e fundit ka edhe mesazh për zotin Berisha se çdo të thotë ai me fjalën legjendari? Ka një vlerë semantike kjo fjalë, është legjendari edhe nga pikëpamja e kapacitetit politik që përfaqëson zoti Berisha, por edhe legjendë dhe legjendat janë realitet i së shkuarës dhe nga njëra anë thotë që unë jam trashëgimtari i opozitës. Janë disa mesazhe që në gjuhën politike duhet t’i marrim si të tilla, por a do finalizohen këto mesazhe si do protagonisti kjo do shikohet”, u shpreh Çipa.

/a.r

Next Post
Shpërthen gazetari: Mehdi Malkaj del në protestë, por gruaja e tij ka shtyrë 5 herë pensionin në UKT

Shpërthen gazetari: Mehdi Malkaj del në protestë, por gruaja e tij ka shtyrë 5 herë pensionin në UKT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com