• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çiljeta me dy këngë të reja: Do vij seksi, si gjithmonë

by Java News
09/04/2016 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ende pa kaluar shumë kohë nga kënga “Big Booty”, Çili do të rikthehet me dy superproduksione. Teksa po kryen xhirimet për dy këngët, këngëtarja na ka sjellë disa foto gjatë regjistrimeve. Në intervistën dhënë për “Bluetooth”, ajo na premton se do të vijë krejt ndryshe këtë herë, e si gjithmonë sensuale. Pas suksesit të “Gangsta Love”, këngëtarja do të vijë me një tjetër bashkëpunim me Noizyn, këtë herë me “Mama Lovers”. Si gjithnjë e mbyllur për jetën private, duke u shprehur se ka mbështetjen e bashkëshortit në çdo projekt të ri, por preferon ta mbajë sa më të fshehtë nga mediat.

Pak kohë pas klipit të parë riktheheni përsëri me produksion të ri, si lindi ky bashkëpunim?

Aktualisht unë po përgatis dy klipe njëkohësisht që do të dalin së shpejti. Kënga e parë është një bashkëpunim me një këngëtar Kosovar shumë të talentuar, Armendin. Muzika është e Elgit Dodës. Klipi është nga Image, si dhe bashkëpunëtorja ime e ngushtë, Suela Cangun, që është kujdesur për mua. Megjithatë aktualisht unë po përgatis edhe një klip tjetër me Noizyn. Ne po bëjmë xhirimet dhe do të dalë së shpejti, do të jetë një këngë që do të shndërrohet në hit menjëherë. Kemi muaj që po punojmë për këngën “Mama Lovers”.

Një rikthim me Noizyn, përse kjo zgjedhje?

Tani të gjithë e dinë bashkëpunimin tim të ngushtë që kam me Noizyn. Veçmas muzikës ne jemi edhe shumë miq të mirë, ndaj dhe është momenti që të përsërisim suksesin e “Gangsta Love”.

Si do të vini këtë herë para publikut?

Faktikisht e dini që unë di të vij ndryshe gjithmonë për publikun. Edhe këtë herë do të vij më seksi se kurrë në dy klipet e reja që do të lançohen brenda muajit. Nuk do të guxoj me zhveshjen, por do të vij ekstravagante si gjithmonë.

Keni hequr dorë nga zhveshja e tepërt në klipet tuaja?

Më shumë sesa kam hequr dorë, mendoj që këtë herë do të jetë ndryshe, nga sa jeni mësuar të më shikoni. Kam një skuadër të madhe që ka bashkëpunuar me mua, kujdesur për mua deri në detajin më të vogël, ndaj dhe unë do të sjell anën tjetër timen, seksi, por edhe në përputhje me këngën. Do ti përshtatem muzikës fillimisht.

Ndërkohë kohët e fundit keni ndryshuar edhe look, keni ruajtur një pjesë të flokëve, përse ky ndryshim?

Më së shumti e bëra për të ndryshuar look-un. Megjithatë ju do ta shikoni edhe në klip që do të vijë live skena ku unë rruaj kokën.

Mendoni se do të keni sukses me dy klipet e reja?

Unë kam investuar të gjitha forcat e mia dhe e di që është bërë një punë e madhe për projektet që do të vijnë. Mund të them që këngët janë shumë të bukura, klipet do të jenë ndryshe nga sa jemi mësuar ti shikojmë deri më sot. Ndaj jam e bindur që i kanë të gjitha kriteret për tu shndërruar në një hit.

I ka dëgjuar bashkëshorti juaj këngët e reja, i ka pëlqyer?

Ai gjithmonë i dëgjon paraprakisht këngët e mia. Të gjitha i pëlqejnë dhe më vjen mirë që kam të gjithë mbështetjen e tij.

A ju shoqëron në xhirimet e klipit?

Jo, ai është larg kësaj fushe dhe nuk ka kohë fizike të më shoqërojë. I dëgjon dhe më mbështet, por kaq.

Pse nuk e publikon Çiljeta partnerin e saj për mediat?

(Paraprakisht na tregon një foto të tij). Ja shikojeni sesa ngjan Fernando me babain e tij. Më pëlqen që ta mbaj larg vëmendjes mediatike jetën private. Është një zgjedhje që e kam bërë që në fillim dhe dua ta respektoj deri në fund.

BW

Next Post

Berisha publikon SMS-të: Helikopteri ra nga karburanti i keq, shpërthime në liqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

March 15, 2026
“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

March 15, 2026
Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

March 15, 2026
Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

March 15, 2026
U zunë në rrjete sociale, si degradoi sherri në gjimnaz, u përleshën 8 adoleshentë

Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 26-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

March 15, 2026
Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

March 15, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In