• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cili ishte mesazhi i Blinken për Ramën!

by Dritan Hila
19/02/2024 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Deklarata e Blinken se “Takova të gjithë ata që duhej”, është një shumëzim me zero për opozitën. Kush e kuptoi, më mirë për të. Kush nuk e kuptoi, le të vazhdojë pelegrinazhet poshtë penxheres. Për SHBA-të, kjo opozitë nuk vlen më as për pjesë këmbimi. Tashmë jo vetëm ata që i kanë hipur karrocës së shpartalluar të Berishës, por as satelitë të tij, nuk konsiderohen nga amerikanët si aset opozitar.

Prova e forcës që duan të bëjnë ndjekësit e Berishës në 20 shkurt, ngjan me ato të Noriegës dhe batalionet popullore që krijoi ai në Panama, për t’i bërë karshillëk amerikanëve. Fundi dihet, i matnin kokën me metër në burg, në Florida. Jo se do shohim Berishën në atë pozicion, as në Florida dhe nuk besoj as në Reç, por kjo përqasje shërben thjesht si krahasim i vlerës së tyre politike për SHBA.

Rama tashmë ai nuk e ka garën me një opozitë pasi ajo nuk ekziston, por me standardet që kërkon SHBA përsa i takon korrupsionit dhe demokracisë. Tani e mbrapa Rama do ta ketë pikërisht garën me këta tregues, dhe opozita reale do të jetë ky standard amerikan. Fatkeqësisht Shqipëria nuk ishte e vetëmjaftueshme ta zgjidhte me mjete politike bllokimin e saj, nuk qe në gjendje të bënte një zhvillim normal dhe të krijonte dy pole politike, ndaj u desh edhe ndërhyrja e miqve. Pas kësaj, përveçse kryeministër i zgjedhur, Rama praktikisht do jetë një regjent, derisa të formohet një konkurrent opozitar në gjendje ta sfidojë dhe rifillojë një garë mes dy alternativave. Amerikanët vetë janë në kërkim të një të tilli, por problemi është që toka ende është shterpë me ndonjë element të tillë e për më tepër opozita nuk është diçka që trapiantohet në një vend. Më e vështirë bëhet kjo pasi gjysmë fusha opozitare ka ose figura të djegura, ose mitomanë që kërkojnë të hyjnë në fushë. Të gjithë jashtë standardeve.

Next Post
VIDEO/ “E kanë mësuar që t’ia palosin brekët”, banoret e ‘BBVIP’ tallen keq me Meritonin: Thuaji mami Ilnisës që të lajë pjatën

VIDEO/ “E kanë mësuar që t’ia palosin brekët”, banoret e ‘BBVIP’ tallen keq me Meritonin: Thuaji mami Ilnisës që të lajë pjatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

August 5, 2026
Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

August 5, 2026
Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

August 5, 2026
Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

August 5, 2026
Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

August 5, 2026
Doktor Cubi

Doktor Cubi

August 5, 2026
Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

August 5, 2026
“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

August 5, 2026
Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

August 5, 2026
Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com