• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Cili është kuptimi i foljes flliq dhe 15 pikëpyetje në 30 pyetjet e Letërsisë”

by A R
15/06/2020 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debatet për testet e maturës në lëndën Gjuhë dhe Letërsi, ndonëse maturantët sot iu nështruan provimit të Matematikës, vazhdojnë ende të nxitura edhe për faktin se pati protesta.

Dhurata Shehri, pedagoge në Fakultatin e Histori-Filologjisë, në Universitetin e Tiranës, ka përmbledhur 15 pikëpyetje të mëdha, që kërkojnë përgjigje nga 30 pyetje të Letërsisë.

Reagimi i plotë i Dhurata Shehrit:

“15 PIKËPYETJE NË 30 PYETJET E LETËRSISË”.

Pyetja 33 janë dy alternativa asnjëra krejtësisht e saktë, por të dyja me nga një pjesë të saktë: pra as shkallëzim dhe apostrofë, as pasthirmë dhe enumeracion, por enumeracion dhe apostrofë

Pyetja 34, alternativa d që është dhënë si e saktë është e gabuar, pasi e sakta është kombinimi i alternatinës c me një pjesë të alternativës d (ndonëse kjo alternativë është formuluar gabim – imazhet në këtë stofë nuk ngjeshen (“ngjesh imazhet”) dhe sidomos ato nuk kanë ritëm që të shpejtohen (pak më parë u është kërkuar nxënësve të vënë në pah mungesën e foljes – po ritmin nga ta gjejnë pastaj???)

Pyetja 37, nuk është vetëm njëra alternativë e saktë, por të paktën dy, a dhe c, ndonëse asnjëra nuk është e formuluar saktë.

Pyetja 38, të sakta mund të konsiderohen të paktën tre alternativa a, c, d, ndonëse asnjëra nuk është e formuluar saktë.

Pyetjet 39, 40. Pasi i drejton nxënësit nga një interpretim fort i dyshimtë për poezinë në pyetjen 39, u kërkon ta përforëcojnë gabimin e pyetjes 39 me përgjigjet e pyetjes 40.

Pyetja 42, të gjitha alternativat janë të pasakta kur bëhet fjalë për foljen dlirnja (ku shprehet një marrëdhënie gati katartike, një pastrim shpirtëror).

Pyetja 43, ndonëse i ka të sakta alternativat për epitetin, nuk ka të saktë formulimin, në vargun e dhënë nuk ka asnjë epitet tipik lasgushian (nëse paska një të tillë).

Pyetja 44, ka gabim në formulim. Në asnjë varg të poezisë së dhënë nuk kemi trishtim, e aq më pak ai qenkësh sundues.

Pyetja 47 Kërkesa dhe alternativat janë formuluar me gabime të rënda konceptuale dhe terminologjike: çdo të thotë situatë sarkastike, po heroike, po realiste?, llogaritni sa e saktë mund të jetë alternative e dhënë si e saktë.

Pyetja 48, është formuluar me gabime të rënda konceptuale dhe alternativa e dhënë si e saktë është kuptimisht e pasaktë: autori paska “shtjelluar” Kultin (sot mora vesh që kulti u shtjelloka) dhe që paska një “kult të heroizmit në fushën e betejës” (përgjigja e saktë sipas hartuesve të testit);

Pyetja 50, shfaq gabime në terminologji në alternativën që jepet si e saktë (zhvillimi linear i aksionit), por edhe tre alternativat e tjera kanë pasaktësi në terminologji dhe koncepte.

Pyetja 52, ka gabim në formulim: “Nisur nga fragmenti, vdekja e Patroklit kalon nëpër këto kulme” ( si mund të kalojë vdekja nëpër kulme, e këto kulme qenkëshin: “i bie kaska nga koka; i thyhet heshta; i bie mburoja nga supi”.

Pyetja 53 “Qëndrimi ideo-emocional i autorit kundrejt personazhit mё tё dashur” është krejtësisht e gabuar konceptualisht e po aq e vjetëruar në terminologji. Rrëfimi “objektiv” është thelbi i epikës dhe jo qëndrimi “ideo-emocional i autorit”.

Pyetja 54, “Duke u nisur nga fragmenti, cili nga tiparet e karakterit tё Patroklit ёshtё tipik pёr heronjtё e eposit grek” – ështe e formuluar gabim, pasi Patrokli, nuk është heroi tipik i eposit grek, e për rrjedhojë edhe alternativa e dhënë si e saktë a nuk ështe vetmja e saktë, por edhe alternativa d.

Pyetja 59, asnjë nga alternativat nuk është e saktë, pasi asnjë prejt figurave të renditura nuk është figura kryesore mbi të cilën organizohet imazhi i kësaj skene.

Ftoj hartuesit e tezës ta zbulojnë pse-në e kësaj teze që rreket të masë dije, por që tregon sheshit padije duke i dhënë përgjigje pyetjes 60, kuptimin e foljes FLLIQ.

/a.r

Next Post
Procedimet pas tërmetit, Kryeprokurori Çela thërret në takim prokurorët e Tiranës: Hetime gjithëpërfshirëse

Policia Gjyqësore, Olsian Çela urdhëron ristrukturimin e institucionit

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Zj.Dhurata.Te ftoj ne debat,ku te duash dhe kur te duash.Nuk e njeh programin shteteror te arsimit parauniversitari te shkollave te mesme.Marr kurajen te te sfidoj gjuhesisht per tezen.Teza shkencerisht s,Ka asgje te gabuar ne ligjerimin e dhene.Por ky s,eshte test mature por nje kombinim i nje testi psikosocial per 30 pyetjet e para dhe materiali letrar e gjuhesor i perdorur le per te desheruar.p.sh.p.44,p.b,thote:E prej sysh me bjene lote posi helm e plumb i tretur.Sipas kush ky varg s,ka nota trishtimi.Ju pyes Ju e gjitheditura,Cfare shpreh ky varg? Lotet posi helm e plumb i tretur,s,kane trishtim?.Si mund te jesh pedagogie ne UT ti ,me detyron te te mos respekton,qe s,di gjera elementare qe edhe nx,e klases se katert fillore e dine.Quo vadis moj ,moj,moj????!!!! Turp te kesh! Shko te partita qe i sherben,se per kultures gjuhesore dhe letrare je zero.Jep doreheqjen,ose do te te detyroj me paditurine tende t,i drejtohemi Akademise se shkencave.INJORANTE!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

January 14, 2026
Lëshohet në  hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

Lëshohet në hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

January 14, 2026
Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

January 14, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

‘Berisha nuk e rrëzon dot Ramën’, Dash Shehi: Protestat i bën me militantë për të treguar kush e kontrollon opozitën

January 14, 2026
Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

January 14, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

January 14, 2026
Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audioregjistrim dhe postim në Instagram

Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audioregjistrim dhe postim në Instagram

January 14, 2026
“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

Danimarka forcon praninë ushtarake, Von der Leyen: Groenlanda i përket popullit të saj dhe është pjesë e NATO-s

January 14, 2026
Elisa e Çudirave

Lea e Kuqe

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In