• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cili është “emri i frikshëm” në listën e Arta Markut?

by Bedri Islami
16/01/2018 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bedri Islami

Opozita e bashkuar, si i thonë, në të mirë e në të keq, ka kërkuar sot (dje) ndryshime të veçanta kushtetuese, përmes një seance të jashtëzakonshme me një qëllim të vetëm: heqjen e Arta Markut nga detyra e saj si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

Reagimi në mbështetje të Arta Markut nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare, sidomos nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, lëvizjet që po bën ajo me dorë të sigurt për të ndryshuar gjendjen kaotike në institucionin e prokurorisë së shtetit, paralajmërimet e saj për daljen nga situata dhe ndodhi të rëndësishme që mund të jenë të pranishme në goditjen e botës së krimit, ka ngjallur një panik të jashtëzakonshëm tek opozita. Frika e tyre ka tashmë vetëm një emër: Arta Marku.

Prej ditësh opozita e ka shpallur luftën e saj. Pasi dështuan ta trembin me tymuese zjarri, me britma dhe çizme, me protesta dhe kërcënime, me tentim për realizimin e një grushti të vogël shteti, me anatemimin e figurës së saj, pasi më parë kishin thënë se “nuk e kishin me të”, tani, opozita , ka vendosur të ndërmarrë hapat legjislativë për të nxjerrë institucionin e Kryeprokurorit të Përkohshëm jashtë ligjit.

Normalisht ata duhej të ndjeheshin të qetë në lëvizjet e tyre, pasi, si kanë thënë qindra herë, e gjithë bota e krimit është tek qeveria e tashme dhe, nëse e ndjejnë veten të pafajshëm, nuk do të kishin asnjë arsye përse të bëheshin merak për të sjellë në parlament një ligj propozues për ndryshimin e Kushtetutës.

Cili është ky propozim, i cili, edhe nëse nuk kalon, përmban brenda vetes monstruozitete ligjore dhe kërkon të vendosë nën këmbët e parlamentit, duke e bllokuar atë, krejt sistemin e drejtësisë dhe reformën e nisur.

Në fakt, ligji i propozuar bëhet duke u nisur vetëm nga një person: Arta Markun. Është një ligj sui generis vetëm për atë. Dhe prej saj për të shkuar drejt një qëllimi tjetër, edhe më të madh se rrëzimi i zonjës  Marku, rrëzimin e sistemit.

Propozimi i PD-së është që, përmes një drafti të veçantë, Kuvendi të ndryshojë Kushtetutën e vendit, me qëllim që, deri sa të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të jetë Kuvendi ai që do të bëjë Veting-un për Arta Markun. Me nismën e PD-së është bashkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Tashmë, si asnjëherë më parë dhe besoj se edhe në të ardhmen, hartimi i një ligji kundër një personi, në këtë rast kryeprokurorja e Republikës,  është ngritur në nivel kushtetues. Për hatër të goditjes së saj kërkohet ndryshimi i Kushtetutës, vënia e një institucioni nën hyqmin e opozitës, përmes bllokimit të votimit, dhe bllokimi i Vetting-ut, si shpresa kryesore e kahershme e opozitës. Ndoshta edhe përpjekja e fundit e saj, megjithëse askush nuk e di se sa do të jenë në të ardhmen përpjekjet e një kahu  politik, të çartur politikisht dhe të trembur ligjërisht..

Në këtë mënyrë, përmes draftit të propozuar, Kuvendi kërkon të marrë në dorë kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në zgjedhjen e prokurorëve dhe përmes këtij ligji, që propozohet, të fillojnë edhe kulisat politike për të vënë edhe një herë, përfundimisht, sistemin e drejtësisë nën kontrollin e partive politike dhe të spostojnë organet e strukturat e ngritura për këtë qëllim.

Ky është, në fakt, thelbi i kësaj nisme, maskuar me nevojën për Vetting ndaj Arta Markut.

Çfarë po bën kjo grua, ndaj së cilës është hedhur verbëria e politikës opozitare dhe përse janë rritur mllefet kundër saj?  A është vetëm ajo frika e opozitës për hapjen e traseve të vjetra të krimit të organizuar?

Ka lidhje kjo vetëm me kryeprokuroren apo edhe me mundësinë e dërgimit të ekipeve të specializuara të FBI-së, të cilat vërtet mund të vijnë duke u nisur nga rasti “Tahiri”, por nuk do e bëjnë gjithë atë “rrugë” për një rast të vetëm, qoftë ky edhe i ish ministrit të punëve të brendshme. Cili do të jetë njeriu i radhës që mund të jetë vënë prej kohësh në llogaritë e strukturave euro-atlantike, që, jo shumë larg mund të jetë në një vend tjetër, jo në parlament apo në sallat e politikës? Dilemat sa vijnë e nuk janë më të tilla. Vendosja e Arta Markut në detyrën e saj, çka prej shumë kujt nuk është pritur, duket se po i shpejton gjërat dhe ajo bëri paralajmërimin e saj të parë.

Paralajmërime të tilla, tashmë, si duket, të studiuara dhe të kopsitura, janë bërë edhe nga institucione të tjera të specializuara. Përmes njerëzve që kanë deleguar në Prokurorinë e Përgjithshme, opozita, si duket, ka marrë të dhëna që lidhen pikërisht me ngjarjet që mund të vijnë dhe që do të rëndojnë jo vetëm mbi disa njerëz të veçantë.

Nisma e propozuar, sa do e maskuar nën emrin e një Zonje, synon të fusë në një rrugë qorre Reformën në Drejtësi, të shmangë objektivin e saj madhor. Kërkesa që caktimi i një prokurori të ri të përkohshëm, tani sipas draftit të ri, me tre të pestat e votave në parlament , nuk është gjë tjetër, veçse shtyrja deri në kufijtë e maksimumit të Reformës në Drejtësi, të cilën besojnë se do e hedhin në “fik”, përmes demonstratave të janarit.

Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëjë dhe nuk ka tagër të bëjë vetting-un e prokurorëve dhe të gjyqtarëve. Në Draftin kushtetues për Reformën në Drejtësi janë përcaktuar qartë institucionet që e bëjnë dhe strukturat që duhet të ngrihen. Kushtetuta e ka tani të sanksionuar se Vetting-u për prokurorët dhe gjyqtarët bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Asnjë strukturë politike e legjislative nuk mund të vihet mbi to, pasi ata janë tani njësi kushtetuese.

E ashtuquajtura Nismë për ndryshimin e Kushtetutës është vijim i përpjekjeve të kahershme kundër reformës në Drejtësi dhe strukturave që janë ngritur e filluar nga puna për zbatimin e saj.

Një formulim i ri që mbart qëllimin e vjetër: bllokimin e Vetting-ut, kësaj here në “ emër” të Vetting-ut.(DITA)

Next Post
Gjuriçi: Autoritetet e Prishtinës nuk janë vetëm

Bisedimet Prishtinë-Beograd, delegacioni serb kthehet në Beograd pas vrasjes së Ivanoviçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In