• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Cilët ishin deputetët që morën më shumë vota në Kosovë?!

by Java News
15/06/2017 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zgjedhjet e 11 qershorit shumë kandidatë për deputetë nuk kanë arritur t’i marrin votat e nevojshme për ta siguruar edhe një mandat në Kuvend, pasi që elektorati nuk e ka vlerësuar punën e tyre gjatë mandatit të fundit në legjislativ apo ekzekutiv. Ndërsa disa nga “prurjet” e reja të partive politike kanë arritur maksimumin e votave, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ish-deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake, duke mos qenë i sigurt se ka arritur t’i marrë votat e nevojshme më 11 qershor.

Në dallim nga Mustafa, Vjosa Osmani, e cila ishte lënë poshtë në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së, përkatësisht duke ia rezervuar numrin 81, ka arritur të marrë rekord votash. Jozyrtarisht mësohet se Osmani ka marrë më shumë se 50 mijë vota në zgjedhjet e 11 qershorit.

Vota maksimale nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa mësohet se kanë marrë edhe ish-drejtori i institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Antoni Quni, Ilir Deda, Mimoza Kusari-Lila, Behgjet Pacolli, etj.

Nga lista e PDK-së, përpos kryetarit Kadri Veseli, vota për t’u bërë deputet ka arritur të sigurojë edhe Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut, Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, Ganimete Musliu, Blerta Deliu, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Zafir Berisha, etj.

 

Ndërsa nga lista e deputetëve të “Vetëvendosjes”, përpos Albin Kurtit, besimin e elektoratit e ka fituar edhe sekretari Dardan Molliqaj, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënkryetari Dardan Sejdiu, etj. Shkodran Hoti, zëdhënës nga lëvizja “Vetëvendosje”, ka thënë për “Zërin” se ende nuk kanë ndonjë informacion që tregon se cili nga kandidatët ka arritur të marrë më shumë vota. Gjithashtu i pyetur nëse kandidatët e rinj për deputetë kanë arritur të grumbullojnë vota, ai tha se duhet të kenë marrë vota pasi i kanë dyfishuar votat.

“Jo. S’kemi kuptuar ende asgjë. Sigurisht që do të ketë të rinj, sepse kemi dyfish më shumë si numër”, ka thënë Hoti.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë për “Zërin” se rezultatet që po qarkullojnë në medie janë nga komisionarët e partive dhe të vëzhguesve, por jo të KQZ-së.

“Ato janë rezultate të vëzhguesve dhe komisionarëve, rezultate të përafërta, por rezultatet e vërteta i kemi vetëm ne dhe askush tjetër”, ka deklaruar ajo.

“Rezultatet e kandidatëve për deputetë dalin atëherë kur të dalin edhe rezultatet përfundimtare. Ne nuk i publikojmë veç e veç, por të gjitha së bashku. Pra, rezultatet përfundimtare do të jenë kur të numërohen të gjitha votat me kusht dhe të gjitha votat nga diaspora dhe kur t’i kemi të sakta të gjitha nga secili vendvotim”, ka thënë Daka.

Në anën tjetër Artan Murati, njohës i çështjeve politike, ka thënë se vota drejt kandidatëve të rinj shihet si një shpresë e elektoratit tek ata persona të cilët mund të sjellin diçka më ndryshe.

“Tendenca e votimit të individëve të rinj është shprehur në çdo zgjedhje, duke përfshirë edhe këto të tanishmet, aq sa kemi vërejtur nga rezultatet e tanishme, pasi ende nuk kemi rezultate të sakta, mirëpo nga ato qendra të votimit ku kemi marrë rezultate kemi parë një numër të theksuar të votave, të cilat kanë shkuar për kandidatët që kanë garuar për herë të parë.

Kjo është një ndjenjë shprese, të cilën e kanë elektorati i partive politike për t’i parë disa persona të rinj dhe konsiderojnë që mund të sjellin diçka ndryshe”, ka thënë ai. Ai ka shtuar se qytetarët kanë ndëshkuar ata deputetë të cilët nuk kanë shfaqur performancë të mirë.

“Në vazhdimisht kemi bërë thirrje që qytetarët mund t’i ndëshkojnë deputetët me anë të votës dhe kjo mund të interpretohet edhe si një votë ndëshkuese për ata deputetë të cilët nuk kanë shfaqur një performancë të mirë dhe tani qytetarët e kanë shfrytëzuar mundësinë të votojnë për kandidatët e rinj. Mirëpo, presim që të dalin rezultatet finale dhe ta japim një vlerësim për këtë çështje”, ka thënë ai, përgatiti Zëri. (b.an)

Next Post
“PS 5 mandate në Berat, LSI erdhi si aleate në 2013-ën dhe na vodhi”

Klosi: Edhe plastmasi për serat ndahej për ata që kishin teserën e LSI...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

October 23, 2026
Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

October 23, 2026
SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

October 23, 2026
“Hila nuk është viktimë, për këtë ai do të…”- Eksperti: Ishin kamera të fshehta të lidhura me laptopin, ja çfarë u gjet në vilën e tij! Në papafingo…

Karamuço ngre dyshime për organizimin e protestës: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve

October 23, 2026
Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

October 23, 2026
“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

October 23, 2026
Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh

Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh

October 23, 2026
Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

October 23, 2026
Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

October 23, 2026
50 mln euro, “Iris” e Claude Monet bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand në Francë

50 mln euro, “Iris” e Claude Monet bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand në Francë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In