• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cilët do e përfaqësojë PD në lokalet e 2019?

by Artur Ajazi
19/08/2018 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E ndërsa vitit 2018 po i afrohet fundi, duket se forca politike më e paqartë dhe më e papergatitur për zgjedhjet lokale të vitit 2019, është pikërisht e vetmja parti opozitariste, PD e Lulzim Bashës. Kjo për faktin sepse edhe hamendësia se “dy partitë opozitare PD dhe LSI do të garojnë në koalicion për zgjedhjet vendore të 2019” duket se ka rënë, dhe priten zhvillime të reja.

 

 

Ky fakt është bërë i ditur me deklarata dhe veprime konkrete jo vetëm nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, por distancimin e kanë provokuar edhe eksponentë të PD, në deklarata dhe prononcime të ndryshme publike. Ndonëse zgjedhjet vendore të 2019 duket se nuk janë larg, duket se jehona e humbjes së thellë në zgjedhjet e përgjithshme të PD nuk është shuar akoma si në qendër, ashtu edhe në bazën e asaj partie. Kjo forcë politike deri tani nuk ka gjithsesi asnjë projekt, apo ide të qarta politike, për ti prezantuar para elektoratit të saj lidhur me përballjen me PS në zgjedhjet lokale të 2019.

Nga ç’ka ka ngjarë, dhe nga ç’ka po ngjet deri sot, duket se edhe zgjedhjet lokale të vitit 2019 për PD do të jenë një mision i pamundur, që paralajmëron humbjen e rradhës. Fillimisht u mendua se “koalicioni mes PD- LSI për zgjedhjet vendore do të kishte një alternativë reale që do ti jepte një goditje të fortë elektorale PS në zgjedhjet vendore”, por faktet në terrenin politik flasin ndryshe. Pas humbjes së thellë elektorale të 2017, “krushqia” mes PD dhe LSI u mendua si një “realiteti i ri” që mund të krijonte koalicionin mes tyre edhe në zgjedhjet vendore të 2019.

Edhe “frontit të bashkuar opozitar” i erdhi fundi, duke shuar çdo shpresë tek militantët e dy partive. Por përtej asaj çfarë ka ndodhur mes këtyre dy partive, nuk është herët të shtrojmë pyetjen se, me cilët emra, me cilët kandidatë do të përfaqësohet PD në zgjedhjet lokale të 2019, cilët persona ka piketuar lidershipi i asaj partie, në qoftëse po, mbi çfarë kriteresh, në qoftëse jo përse nuk është ngritur akoma grupi punës që do të merret me evidentimin e përzgjedhjen e tyre ? Padyshim përgjigja e parë vjen natyrshëm, mes krizës së besimit dhe shpresës që është zhytur kjo forcë politike, dhe zhgënjimit që baza e saj në Tiranë dhe rrethe, ka përjetuar në 28 vite.

PD nuk kërkon hapjen e partisë, nuk kërkon dhe nuk pranon afrimin e elitës, e të rinjve në parti, nuk pranon mendimin ndryshe, nuk pranon lirinë dhe demokracinë e fjalës dhe veprimit, ndaj dhe ka mbetur peng i mentalitetit stalinist, “o me kryetarin o je tradhëtar”. PD ka mbetur me një grusht njerëzish, që më tepër se kontributorët e saj historikë, janë thjesht kasta e pasanikëve dhe përfituesve, ish-pushtetarët e saj të përjetshëm. Fakti është se kjo kastë, ashtu siç bëri listat e humbjes së thellë të 2017, po pergatisin edhe listat e humbjes së rradhës të zgjedhjeve lokale të 2019.

PD në Tiranë, dhe më keq në rrethe, gjendet sot si një seli-bunker e vetizoluar nga realiteti, gjendet në krizë emrash, kandidatësh, duke mbetur tek gjetjet e vjetra. Fakti është se pothuajse në të gjitha rrethet, partia e vetme opozitariste, nuk ka shanse dhe nuk po përpiqet absolutisht të rinovojë stafin e saj. Emra të kandiduar, të lakuar, të përfolur dhe me aspak reputacion në bazën e asaj partie, po përfliten se do të jenë “kandidatët potencialë në

zgjedhjet e 2019”. Në qytetet kryesore të vendit, kriza e gjetjeve të kandidaturave sa vjen dhe thellohet, po të kemi parasysh situatën në të cilën gjenden sot degët e PD atje. Kjo situate e agravuar i është bërë me dije edhe kryetarit (Të Madhit) por duket se ai ka rënë dakort me vehten për rezultatin e pritshëm. Për një pjesë të konsiderueshme të asaj çfarë ka mbetur nga PD, zgjedhjet lokale pothuajse nuk janë fare në “hesap politik”, pasi e dinë se fatin e tyre e vendosin ervinët e kryetarit, ata që në fund do të shpallin listat e mbushura me emra humbësish tradicionalë, që në çdo fushatë thjesht janë tallur me votuesit e tyre.

Next Post
Fëmijët ia shtypi treni, deklarata rrëngjethëse e prindit: Vajza ishte me autizëm,

Fëmijët ia shtypi treni, deklarata rrëngjethëse e prindit: Vajza ishte me autizëm,

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In