• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cilësia e deputetëve në Kuvend, Myslim Murrizi: Kështu ndodh kur emrat i sjellin kryetarët e partive

by Java News
21/10/2019 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi ka reaguar për situatën politike në vend, dhe jo vetëm, duke bërë si përgjegjëse dy forcat e mëdha politike. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, ai thotë se zgjidhja e vetme për rikthimin e normalitetit politik në vend është që sistemi zgjedhor të parashikojë zgjedhjen e deputetëve nga qytetarët dhe jo nga kryetarët e partive politike do të sjellë rikthimin e normalitetit politikë në vend.

Duke komentuar edhe cilësinë e deputetëve të rinj që u futën në Kuvend pas dorëzimit të mandateve nga PD dhe LSI, Murrizi thekson se ky është një tjetër tregues i asaj çfarë sjell në Kuvend një sistem ku emrat e deputetëve i rendisin kryetarët dhe jo votuesit.

“Niveli i ulët i deputetëve është fiks hartimi i listave nga Rama, Basha dhe Monika. Ata nuk janë aty me votë të qytetarëve dhe as kanë konkurruar me CV. Por unë mendoj që niveli më i ulët i parlamentit ka qenë kur në atë parlament ka patur deputet trafikantë, tutorë dhe hajdutë e burgaxhinj ordiner të ardhur aty nga firma e dy “liderëve” global. Po t’ju pyes ju, sa nga 62 ish-deputetët mbani mend ndonjë që ka qenë realisht deputet? Sa ka nga ata që vetëm kanë marrë rrogën dhe nuk kanë folur asnjëherë? E gjitha kjo është pasojë e sistemit zgjedhor antidemokratik e gati- gati komunist që aplikohet në Shqipëri prej vitit 2009, ku deputetët nuk i zgjedhin qytetarët por i emërojnë kryetarët sipas servilizmit dhe ngrohjes së xhepit”, thotë Murrizi.

Nënkryetari i Kuvendit flet edhe për një marrëveshje që sipas tij ekziston mes PS dhe PD për të lënë opozitën parlamentare jashtë reformës, por i kujton socialistëve se reforma zgjedhore do kalojë vetëm me votat e deputetëve në Kuvend.

“PS dhe PD kanë marrëveshje bashkë prej 29 vitesh por reforma zgjedhore votohet vetëm në parlament. Kështu që votat i kanë ata 40 deputet që disa kllounë politikë nuk i llogarisin, por edhe këta 40 deputetë nuk llogarisin asnjë birbo apo klloun politik që leh jashtë gardhit”, tha deputeti Myslim Murrizi.

Next Post
Një gënjeshtër maqedonase për të fshehur frikën nga gara në Shqipëri

Një gënjeshtër maqedonase për të fshehur frikën nga gara në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë -

Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë –

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq -

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq –

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com